Përleshje në Athinëplagoset ish-ministrii transporteve
ATHINË- Kanë degraduar në dhunë përleshjet në Athinë, ku si pasojë mësohet se ka mbetur i plagosur një deputet i parlamentit, njëkohësisht ish-ministri i transporteve Kostis Hatzidakiz. Ky i fundit, anëtar i partisë opozitare Demokracia e Re, u sulmua nga protestuesit ndërsa po dilte nga parlamenti.
Rreth 200 protestues e ndoqën ish-ministrin dhe tre prej tyre e sulmuan fizikisht, ndërsa fotot e tij i ka publikuar agjencia e lajmeve Rojters. Sipas kësaj të fundit, protestuesit e qëlluan me gurë dhe me shkopinj deri sa ai mundi të fshihet në një ndërtesë aty pranë. Disa dëshmitarë thanë se fytyra e tij ishte e mbuluar me gjak, ndërsa policia konfirmoi se Hatzidakis u dërgua në spital.
Ndërkohë kanë vazhduar përleshjet në kryeqytetin grek, mes policisë dhe protestuesve, ku këta të fundit përdorën bomba Molotov dhe gurë kundër forcave të rendit. Situata u përshkallëzua edhe më shumë jashtë ministrisë së financave. Dhjetra policë në motocikleta ndoqën prtotestuesit nëpër sheshin që ndodhet përballë parlamentit dhe përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turrmat e inatosura. Sipas autoriteteve, mes protestuesve kishte dhe dhjetra anarshistë të cilët u konfrontuan fizikisht me policët. Ata i vendosën zjarrin një makine dhe kazaneve të mbeturinave duke qëlluar madje me bomba Molotov kundër dy hoteleve luksoze, duke shkaktuar zjarr në një ballkon të një prej hoteleve. Po sipas policisë, 10 persona janë vënë në pranga.
(m.a/News24/BalkanWeb)