Shqipëria, e 65-ta
Kombëtarja shqiptare është radhitur në vendin e 65-të në listën më të re dhe të fundit për këtë vit që e ka publikuar FIFA të mërkurën.
Në këtë mënyrë, Kuqezinjtë kanë zbritur shtatë pozita më poshtë nga lista e publikuar në fillim të muajit nëntor, kur Shqipëria e shijoi pozitën e 58-të, ndonëse brenda kësaj periudhe kohore ekipi kuq e zi e ka zhvilluar vetëm një miqësore, atë ndaj Maqedonisë (0:0).
Njëherësh pozita e 58-të ishte më e larta në të cilën ishte ngjitur Shqipëria ndonjëherë në histori të saj, kurse tani është e 65-ta me 497 pikë. Para saj është Panama me 501 pikë, kurse i 66-ti është Irani me 495 pikë.
Ndërkohë, në dy pozitat e para të renditjes së FIFA-s nuk pati asnjë lëvizje. Spanja vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Holanda. Kurse vendin e tretë, Gjermania ia ka rrëmbyer Brazilit, i cili tani është i katërti. Kështu në top 10 nuk ka pasur ndryshime tjera, përveç se Egjipti ia ka zënë vendin e nëntë Kroacisë, e cila tani veten e sheh në pozitën e dhjetë.
Renditja e FIFA-s
1. Spanja1887
2. Holanda1723
3. Gjermania 1485
4. Brazili1446
5. Argjentina1338
6. Anglia1195
7. Uruguai1152
8. Portugalia1090
9. Egjipti1078
10. Kroacia1075
------------------------
65. Shqipëria497