E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter në finale të Botërorit

Nga Express më 15 dhjetor 2010 në ora 20:05

Kampioni i Evropës, Inter, është kualifikuar në finale të Botërorit për klube, pasi që të mërkurën mbrëma, në gjysmëfinale pa mund të madh e mposhti ekipin jug-korean Seongnam me rezultat 3:0.

Golat për Nerazzurrët i shënuar Dejan Stankovic (3’), Javier Zanetti (32’) e Diego Milito (73’).

Kështu, kampioni italian, ndeshjen finale të Botërorit do ta zhvillojë të shtunën mbrëma në stadiumin Zayed Sports City të Abu Dhabit kundër ekipit afrikan Mazembe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›