E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori i Atletikës, Luiza Gega kualifikohet në gjysmëfinale

Luiza Gega mban lart flamurin shqiptar në Botërorin që po zhvillohet në Moskë. Në disiplinën e 1500 metrave, atletja shqiptare, kampione dhe rekordmene e vendit, arriti të kualifikohet për në gjysmëfinale, pasi u pozicionua në vendin e 8-të nga 13 pjesmarrëset në baterinë e saj, atë numër 1. Atletja shqiptare, e cila garoi në orën 8:25 të së dielës, arriti të regjistrojë kohën e 4 minuta, 8 sekonda e 76 të qindtat. Shqiptarja u rendit e teta, ndërkohë që në tre bateritë kualifkuese, arrinin të kalonin më tej gjashtë të parët, dhe gjashtë atletet e tjera me kohën më të mirë, mes të cilave Gega ishte e treta. Garën gjysmëfinale atletja shqiptare do ta ketë më datë 13 gusht, në 18:40 me orën tonë dhe do të garojë në baterinë numër 1. Në finale kualifikohen pesë atletet e para për çdo bateri dhe 2 kohët më të mira. (E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›