E Diel, 1 Nëntor 2026

Boterori i notit Misi Frenklin fiton Medaljen e gjashte te Arit

Gjashtë medalje ari. Misi Frenklin është “princesha” Botërorit të notit.
Notarja ishte edhe një herë protagoniste në fitoren e skuadrës amerikane ne garën e përzierë me staferë 4x100 metra.
Notaret e ekipit të Sheteve të Bashkuara ndaluan kronometrin në 3’53”23, ndërsa për 18-vjeçaren nga Kolorado, kjo është medalja e gjashtë personale. Medalja e argjendit shkoi për Australinë, ndersa ajo e bronzit për Rusinë.
Në garën e 1500 metrave stil i lirë, medalja e arit u fitua nga kinezi Sun Yang. Ky i fundit regjistroi kohën 14’41”15. Në vendin e dytë u rendit kanadezi Ryan Cochrane, ndërsa në të tretin dhe fitues i medaljes së bronzit ishte italiani Gregorio Paltrinieri.
Tjetrë medalje ari për Julia Efimova. Notarja ruse triumfoi në garën e 50 metrave stil bretkosë duke ndalur kronimetrin në kohën 29”52. Vendi i dytë dhe medalja e argjendit shkoi për lituanezen RutaMeilutite, ndërsa e bronzit për amerikanen Xhesika Hardi.
Një sukses historik ka regjistruar japonezi Daija Seto, i cili fitoi garën e 400 metrave stil i lirë. Medalja e parë aziatike në këtë garë, ndërsa në vendin e dytë u rendit amerikani Kaliz, ndërsa i treti notari brazilian Pereira.
Stafeta mikse për meshkuj dhuroi një surprizë të vërtetë.
Medalja e artë u fitua nga ekipi francez, pas skualifikimit të skuadrës amerikane për nisje të gabuar. Me Kamil Lakurt si zbulim të këtij Botërori, Franca la pas Australinë fituese të medaljes së argjendit dhe Japoninë me medalje bronzi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›