Programet kompjuterike fusha e re ku duhet mbrojtur e drejta e autorit
Në Shqipëri njihen afro 200 mijë subjekte përdorues të të drejtave të autorit në fushën audiovizuale, të muzikës apo të programeve kompjuterike. Këto të fundit janë përfshirje e re në gamën e të drejtave.
Drejtori i Zyrës Shqiptare për Drejtën e Autorit, thotë se po rritet pa kufijë ky biznes i ri ku përfshihen banka, qendra biznesi, qendra të shërbimeve të programeve kompjuterike të palicencuara.
“Është një biznes i ri, me 73 përqind veprimtari pirate, më e larta në rajon.”
Sipas një raporti të fundit të Zyrës për Ministrinë e Kulturës, janë informuar dhe sensibiluar rreth 15 mijë subjekte tatimpaguese që në sistemet operative të kompanisë së vet tregtare, të përdorin apo zhvillojnë programe kompjuterike të ligjshme.
Një kompani e madhe shërbimesh kompjuterike si kjo, e di se pavarësisht kostove, shqiptarët janë të prirur për të blerë aparaturat më të fundit me hyrje në rrjete online.
Industritë e bazuara mbi të drejtën e autorit kanë impakt në ekonominë e një vendi dhe kontribuon në punësim dhe në tregtinë e jashtme. Një studim mbi këtë treg i ndërmarrë njjë vit përpara nga ZSHDA, dështoi.
Në një vend si Shqipëria ku 66% e popullisë përdorin shërbimet e internetit dhe aparatet celularë që përdorin janë miliona, mbrojtja e të drejtës së autorit duket vërtet e papërballueshme për të përmbushur një nga direktivat kryesore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.