Skela surprizon 1860-n, zgjedh KoblencinSkela numëron 168 ndeshje në Bundeslig, 21 gola

Rrjetet sociale:
Edhe pse TSV 1860 Muenchen dhe Ervin Skela lëshuan deklarata “dashurie” në distancë, e trajneri i klubit bavarez e ndoqi në aksion fantazistin shqiptar gjatë miqësores së humbur 2-1 të Kombëtares sonë me Greuther Fyrth, vlonjati zgjodhi Tus Koblencin si skaudrën e tij të re, e nënta gjatë karrierës së tij në Gjermani.
Lajmin jepet nga gazeta gjermane “Abendszeitung”, që nga ana e saj citon Skelën të ketë thënë se nuk mund të priste më. Fakti, që Tus Koblenc, ku aktivizohen jo pak, por edhe pesë lojtarë të tjerë shqiptarë nga Kosova, si dyshja e famshme Shefki e Njazi Kuqi, por dhe Renaldo Rama, Shqipran Skeraj e Aljmir Murati, drejtohet nga Uve Rapolder, një ish-trajneri i Skelës te Arminia Bielefeld mesa duket ka ndikuar jo pak në vendimin e kapitenit të Shqipërisë.
Skela numëron 60 ndeshje ndërkombëtare me Shqipërinë (12 gola) dhe 168 ndeshje në Bundesligë (21 gola). Ka luajtur në Gjermani midis ekipeve të tjera për Energie Kotbus, Kaiserslautern dhe Eintracht Frankfurt.
Numri i klikimeve - 739
E Marte, 13 Tetor 2009