E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori, ndahen vazot para hedhes se shortit

Komiteti Organizativ i FIFA-s publikoi ndarjen e 32 ekipeve pjesemarrese ne Finalet e Kupes se Botes ne kater vazo. Tete prej tyre, me te favorizuarat qe ndodhen ne vazon e pare, ne prag te hedhjes se shortit me 4 dhjetor, do te mesojne kundershtaret e tyre. Vendi organizator, Afrika e Jugut dhe ekipet me te mira, sipas klasifikimit te FIFA-s, Brazili, Spanja, Holanda, Italia, Gjermania, Argjentina dhe Anglia. Holanda ishte e parashikuar qe te ishte ne vazon e dyte, por papritur holandezet kane zene vendin e Frances ne vazon e pare. Portugali humbi gjithashtu mundesine per te konkurruar ne vazon 1. Ne baze te proceduarave te shortit qe do te hidhet gjate dites se neserme, ekipet qe i perkasin te njejtes konfederate, duke perfshire UEFA-n. Kjo do te thote se Afrika e Jugut, nuk mund te luaje ne nje grup me Algjerine dhe Brazili do te shmange patjeter ekipin e Paraguait, pas hedhjes se shortit. Maksimumi, dy ekipe evropiane jane parashikuar qe te jene ne te njejtin grup.

Vazo 1 Vazo 2

Afrika e Jugut Danimarka

Brazil Franca

Spanja Greqia

Holanda Portugalia

Italia Serbia

Gjermania Sllovakia

Argjentina Sllovenia

Anglia Zvicra

Vazo 3 Vazo 4

Mexico Paraguai

SHBA Gana

Korea e Jugut Kamerun

Japonia Bregu i Fildishte

Australia Nigeria

Honduras Uruguai

Zelanda e Re Algjeria

Korea e Veriut Kili


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›