Lipi: Grupi i mire vlen me shume se nje super- yll
Trajneri i Italise, Marcelo Lipi se prania ne skuader e super lojtareve, si te Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesit nuk garanton gjithmone suksesin, pasi futbolli eshte nje loje kolektive dhe nuk bazohet ne talentin individual. Ai sugjeron qe trajneret me mire te besojne ne nje grup te forte dhe efikas, se aftesite individuale te ndonje lojtari. "Te krijohet nje ekip fitues me nje grup lojtaresh qe garantoje suksesin eshte me e nevojshme se te bazohesh ne rolin e ndonje lojtari fenomenal", - theksoi Marcelo Lipi, ne nje takim te fundit, per "La Republika". "Ekipi qe bazohen ne tipe te sigurt lojtaresh, te cilet kane lindur me talent dhe pjesa tjeter duhet te punoje per ata, mund te luajne mire vetem per nje periudhe te caktuar, por nuk kane gjithmone nje vijimesi", - shprehet Marcelo Lipi. "Shihni Zlatan Ibrahimovicin e Suedise qe nuk ka mundur dot te kualifikohet me ekipin e tij ne finalet e Kupes se Botes. Pastaj, jane edhe Argjentina e Lionel Mesit dhe Portugalia e Kristiano Ronaldos, dy ekipe qe jane kualifikuar me shume vonese dhe me veshtiresi, ne finalet e Kupes se Botes,- thekson Marcelo Lipi - ne jemi duke folur per tre nga lojtaret me te mire ne bote. Te kesh nje grup kolektiv eshte me mire". Lipi thote se e ka te qarte idene e krijimit te skuadres italiane, qe do te konkurroje ne finalet e Kupes se Botes. "Me duhet qe te kompletoj grupin, gje qe nuk do te jete shume e veshtire. Jam optimist ne kete drejtim", - shtoi Marcelo Lipi. Gjeja me e rendesishme eshte qe te shkohet ne Afrika e Jugut, me kondita te mira fizike, pasi sipas Lipit jane disa skuadra shume te forta. "Ne duhet te kemi frike nga ekipe si Brazili, Argjentina, Gjermania dhe Franca. Keto ekipe shkojne ne cdo Boteror, per te fituar", - perfundon Lipi, trajneri qe drejtoi italiane, ne suksesin e fundit.