Botërori, një muaj plot batuta
Nga Anelka te Lipi, duke kaluar nga Kristiano Ronaldo e Felipe Melo: më poshtë po sjellim disa prej shprehjeve që do të mbahen mend më tepër se golat nga botërori afrikanojugor.
Nikolas Anelka
“Shkofsh në djall, bir k...!” është ky “urimi i ëmbël” i sulmuesit francez për trajnerin Domenek, në pushim të ndeshjes me Meksikën.
Kristiano Ronaldo
“Golat janë si kanaçet e keçapit. I shtrydh sa i shtrydh dhe nuk sheh asgjë, pastaj salca vjen menjëherë”. Bilanci i Kristiano Ronaldos: një gol në fitoren 7-0 të Portugalisë kundër Koresë së Veriut.
Marçelo Lipi
“Kjo Itali do t’u rikthejë besimin të gjithë skeptikëve”. Fjalë të teknikut italian në prag të debutimit kundër Paraguajit. “Axurrët” nuk kaluan dot as grupin.
Ivan Zamorano
“Lipi është trajner fitues dhe di si të bëjë ‘bis’...”. Shih më sipër
Alberto Xhilardino
“Do të jem unë golashënuesi i botërorit”. Sulmuesi i kaltër u kthye në shtëpi pa shënuar asnjë gol.
Vinçenco Iakuinta
“Unë dhe Xhilardino, çfarë dysheje!...”. Një gol për të dy.
Felipe Melo
“Te Brazili po që të ndihmojnë. është bukur të luash këtu. Ka hare dhe të gjithë jemi miq”. Gabimet e mesfushorit juventin i kushtuan Brazilit eliminimin nga Kupa e Botës.
Diego Armando Maradona
“Zoti na do në finale”. Ndoshta kështu ishte para sfidës me Gjermaninë. Verdikti i fushës: 4-0 për gjermanët.
Luis Fabiano
“Te goli i dytë e preka topin me dorë, por ishte e paqëllimshme. Ishte ‘dora e Zotit’”. Fjalë të brazilianit pas dygolëshit me Bregun e Fildishtë.
Oskar Tabarez
“Drejtuesit e mi më thanë që dora e Suarezit ishte ‘dora e Zotit’ dhe e virgjëreshës Mari”. Trajneri i Uruguajit pas çerekfinales së fituar me Ganën.
Milovan Rajevac
“Tani Suarezi shihet si hero në vendin e tij dhe është i kënaqur për këtë. Por sipas meje mund të jetë gjithçka, përveçse hero. është mashtrues. Më tepër se ‘dora e Zotit’, ajo ishte ‘dora e djallit’”. Trajneri i Ganës pas çerekfinales së humbur me Uruguajin.