“Botërorin 2010”, Blater: Afrika do jetë gati
Nga Altin Latifi
Presidenti i FIFA-s Sep Blater i ka dhënë edhe njëherë besimin Afrikës së Jugut për zhvillimin e Botërorit 2010. Duke folur që nga Izraeli, numri 1 i futbollit botëror deklaroi se siguria do të jetë parësore në këtë eveniment.
Presidenti i FIFA-s Sep Blater deklaroi se Afrika e Jugut është në rrugë të mbarë për organizimin e Botërorit 2010. Duke folur në Izrael, kreu i futbollit botëror u shpreh se stadiumet do të jenë gati në kohë, ashtu si edhe hotelet, që do të presin një numër të pazakontë turistësh nga e gjithë bota. Veç kësaj, shtetit afrikano-jugor do t’i duhet të rrisë akoma më shumë masat e sigurisë, madje ai kërkoi që ato të jenë të përafërta me masat e marra nga Kina për Lojërat Olimpike. Të gjitha këto ishin në diskutim deri pak muaj më parë, por sipas numrit 1 të FIFA-s, tashmë gjërat duken në vijë të mbajë. “Siguria e këtij evenimenti do të jetë thelbësore për të ardhmen e vendit, pasi mendoj se më pas media ndërkombëtare nuk do të flasë për krimet, por për të mirat që gjetën në Afrikën e Jugut”, u shpreh Blater. Zviceriani ndodhet këto ditë në Izrael, ku ka marrë pjesë në disa aktivitete, mes të cilave edhe një ndeshje mes kombëtares së Palestinës dhe Jordanisë. Ajo ishte ndeshja e pparë që Palestina luante në fushën e vet, duke qenë se territoret e saj konsideroheshin të pasigurta nga FIFA. (a.r/balkanweb)