Bici trajneri i ri i Lushnjes: Do dalim nga situata
Nga Altin Latifi
Vasil Bici është zgjedhur trajneri i ri i Lushnjës. Pas largimit të Sajmir Malkos, teknikut lezhjan i është ngarkuar detyra e nxjerrjes së skuadrës nga gjendja e vështirë në kampionat, ku ka grumbulluar vetëm 6 pikë pas 8 javësh.
LUSHNJE- Vasil Bici do të jetë trajneri i ri i Lushnjës, duke zëvendësuar të larguarin Sajmir Malko. Tekniku lezhjan është prezantuar para futbollistëve nga drejtuesit e klubit myzeqar dhe menjëherë ka nisur nga puna për të përgatitur ndeshjen e radhës, që do të jetë ajo ndaj Teutës ditën e dielë. Ai është nga teknikët më të njohur të kampionatit shqiptar, duke drejtuar në të shkuarën edhe skuadra si Dinamo, Vllaznia apo Kastrioti. Bici merr një skuadër që ndodhet në zonat e ulta të klasifikimit dhe që këtë sezon ka vuajtur më shumë ndeshjet në shtëpi. Në fjalët e tij të para, ai deklaroi se Lushnja jo vetëm ka mundësi të shpëtojë nga rënia, por mund të synojë edhe më lart.
Pas 8 javësh kampionat, ekipi lushnjar ka vetëm 6 pikë në tabelën e klasifikimit në Superligë.
(a.r/balkanweb)