E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërorin e fiton Spanja. E thotë oktapodi Pol

Tetëkëmbëshi e dha verdiktin e tij. Në pritje të finales së madhe që do të luhet të dielën në orën 20:30 në stadiumin “Soccer City” të Johanesburgut, oktapodi Paul ka parashikuar një sukses të Spanjës në përballjen me Holandën. Deri më sot ai ka qenë një parashikues i saktë i çdo ndeshjeje të kampionatit botëror që po zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Butaku që jeton në akuariumin e Jetës Detare në qytetin Oberhausen, në perëndim të Gjermanisë, parashikon duke zgjedhur një midhje nga dy kuti që mbajnë flamujt e skuadrave që do të ndeshen. Gjithashtu, sipas tij, Gjermania do të renditet e treta, pasi do të mposhtë Uruguajin në sfidën që do të luhet nesër mbrëma. Parashikimi i tij u transmetua direkt me satelit në mbarë botën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›