E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stiv Brus: Do të na mungojë Loriku

“Mënyra e tij e lojës dhe sjellja në fushë e bënë atë një zgjedhje të natyrshme si kapiten sezonin e kaluar. Por kur u rikthye këtë verë në përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ishte e qartë se ai kishte dëshirë për t’u rikthyer në garat europiane”, pohoi Brus pas largimit të 27-vjeçarit.

Tekniku britanik e mirëkupton vendimin e Canës për të ndërruar ekip: “Turqia është më afër Kosovës, ku janë familja dhe rrënjët e tij. Tani e ka më të lehtë t’i shohë ata rregullisht. Ne e falënderojmë Lorikun për atë që dha këtu dhe i urojmë çdo të mirë në të ardhmen”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›