Maskerano-Inter, mund të bëhet për 36 milionë euro
Sipas agjentit të lojtarit, Marko Picioli, marrëdhënia e mirë e Maskeranos me ish-teknikun e Liverpulit, Rafa Benitez, mund të jetë një faktor pozitiv për mbylljen me sukses të operacionit. Gjithsesi, sipas tij, shuma prej 30 milionë stërlinash (36 milionë euro) që klubi anglez kërkon për kartonin e lojtarit, mund të jetë një pengesë e vështirë për t’u kapërcyer.
Por rreziku vjen nga Barcelona. Katalanasit me në krye presidentin e sapozgjedhur, Sandro Rosell, ofruan javën e kaluar 25 milionë stërlina (30 milionë euro). Sipas agjentit, e ardhmja e futbollistit do të përcaktohet vetëm në periudhën e mbylljes së merkatos.