Ne Lice me zyshat e artit

Liceu Artistik kerkonte dikur higjene ne biografi dhe mundesisht talent. Ne 65-vjetorin e shkolles se artit te tjera jane problemet. Rrefimi i kater
mesueseve
Per te studiuar dikur ne Liceun Artistik Jordan Misja duhej te kishe biografi te mire dhe te ishe i talentuar. Mendohej shkolle e privilegjuar. Nxenesi duhej te dorezonte edhe nje certifikate nga Komiteti i N/Prefektures per sjellje te mira morale dhe politike.
Sot keto kushte qe vinin nga politizimi i institucioneve te arsimit jane hequr ndersa shkolla nuk i gezon me privilegjet. Fakt eshte qe per te ardhur deri ne Lice nuk eshte e veshtire. Megjithese klasat jane te mbingarkuara edhe me 60 nxenes per klase te rinjte e shohin perspektiven te zymte per degert qe kane zgjedhur.
Keto perfundime dhe te tjera mbi interesin e nxenesve nivelin e edukimit me artet dhe problemet qe vuan Liceu i famshem Jordan Misja ne Tirane i vjelim nga mesueset Nadjezhda Porodini piano Rajmonda Mato Grafike dhe Klorinda Hysi fluat te ftuara nga Shekulli per te bere nje retrospektive. Me rastin e 65-vjetorit te themelimit te shkolles po behen ekspozita koncerte simpoziume qe u hapen me 23 shkurt ne Akademine e Arteve dhe perfundojne ne nentor.
Ujerat levizin...
Ne kete shkolle eshte punuar me dashuri dhe pasion nga breza mesuesish. Nadjezhda Porodini eshte mesuese prej 35 vjetesh ne Lice. Ajo nuk dyshon ne nivelin e mesimdhenies. Tregues per kete eshte ballafaqimi me shkollat e mesme te huaja pas viteve 90 kur nxenesve iu dha e drejta te studionin jashte.
Dy-tre shkonin me studime dhe ato jane emra te njohur Klodiana Skenderi Arben Spahiu Elda Laro. Pak me vone mundesite ekonomike personale te familjeve bene qe femije te talentuar ne mase te ikin per te ndjekur studimet jashte vendit shprehet Porodini dhe permend nje sere emrash.
Rasti me i fundit eshte i Era Caushit qe fitoi konkursin ne kater konservatore ne Londer dy prej tyre i kane akorduar burse dhe ajo ka pranuar te studioje ne Akademine Mbreterore.
Nga ana tjeter kontakti me boten beri qe edhe mesuesit te reflektojne te pasurojne metodiken mendimin profesional te mesojne edhe nga festivalet konkurset kontaktet me kolege ne vende te ndryshme. Mendoj qe kjo e ka rritur cilesine.
shte e vertete qe ka nje vrull per tu shkolluar jashte.
Per te dale ne skene per te ushtruar duart eshte nje mundesi qe vetem dy-tri nxenes mund ta kene me nismat individuale jo te mbeshtetur nga shkolla. Pjesemarrja ne nivel institucional nuk ndodh as brenda per brenda qe Liceu Jordan Misja te mund te shkoje ne shkollat e Muzikes ne Korce Shkoder Fier Korce.
...po edhe ngelin ne vend
Pa ngrohje. Pa instrumente. Rajmonda Mato mesuese e grafikes prej 15 vitesh nendrejtoreshe e Artit Figurativ na tregon Te Figurativi eshte per te ardhur keq. Para disa vitesh u restaurua shkolla u be sistemi i ngrohjes por nuk funksionoi asnje dite dhe nuk funksionon sot e kesaj dite. Punojme ne kushte jashte standardeve.
Mendo te kesh penelin ne dore te kesh modelin dhe te dridhesh. Si ne vere kur fillon vapa dhe ne dimer eshte nje tmerr i vertete. Edhe mesuesit vuajne nga reumatizma nga te ftohtet.
Zonja Porodini na tha se ne shkolle ka aq piano sa ka klasa mesimi por nuk mjaftojne. Ne na duhet te kemi ne dy tri klasa dy instrumente. Kemi vepra qe i luajme me dy piano dhe shmangemi per ti dhene ne programin mesimor se ne na mungon pianoja e dyte. Kemi deficite te tilla qe duhet te zgjidhen.
Para dy muajsh dy ish-nxenese te shkolles Anyla Kraja dhe Fatma Spahiu i dhuruan Liceut nje piano. shte nje gjest qe zysha e pianos Nadjezhda Porodini nuk ka per ta harruar.
Liceu Artistik eshte edhe nje shkolle e shtrenjte. Do te thote qe prinderit jane te detyruar ta blejne vete bazen materiale.
As per nxenesit qe vijne nga familjet ne nevoje nuk ka instrumente. Mesueses Florinda Hysi tregon se ndonjehere i eshte dashur tua huaje instrumentin nxenesve. Jane te talentuar por nuk kane mundesi.
Disiplina. Edhe kjo eshte rendin e gjerave baze qe i mungojne shkolles. Kush hyn i huaj ne korridore dhe salla te Liceut ndeshet me nje terbimin dhe corodine e femijeve. Lodhja eshte e sigurte po te rrish edhe ca atehere kur zhurmat perzihen rremuje me muziken qe luhet ne klasa.
Kete gjendje pame dje ne Lice. Nje sy qe vjen per here te pare perballet me kete dhe thote ceshte kjo anarshi cfare behet ne kete shkolle ka rregull ketu apo jo Por neper korridoret tona behet mesim pianoje violine kantoje trombe tromboni flauti. Femijet per tu pergatitur para ores se mesimit dalin ne korridor dhe bejne nje ushtrim per tu ngrohur i jep nje shpjegim zonja Parodini.
Me 1946
Liceu Artistik u themelua ne nentor 1946 ne nje ngrehine qendrore te kryeqytetit e ndertuar me 1937 nga italianet si pjese perberese e nje kompleksi arkitektonik ne sheshin qe sot mban emrin Nene Tereza aty ku aktualisht ndodhet Akademia e Arteve.
Disa here ndryshoi vendndodhjen per te ardhur ne godinen ku eshte sot te Rruga e Elbasanit. 30 ishin nxenesit e pare ne specialitetet muzike arte figurative dhe arti dramatik qe i ishin besuar nje trupe pedagogjike prej 16 vetash.
Me 1946-1949 drejtor shkolle ishte Kostandin Trako kompozitor dhe dirigjent i njohur i diplomuar ne Akademine Mbreterore te Arteve te Bukura ne Bukuresht. Shkolla u konceptua si nje vater artistike kombetare me status te vecante qe brenda sistemit arsimor te sherbente si qendra kryesore e edukimit artistik te talenteve te reja ne rang Republike. Prandaj krahas ambienteve mesimore shkolles iu bashkengjit edhe konvikti per nxenesit e ardhur nga te tera rrethet. Ishte nje shkolle kombetare.
Diplomat e para u dhane per Nikolla Zoraqi Nihal Gabeci Aferdita Tartari Eli Kacidhja Nora Nace Melina Jahanexhan muzike Shaban Haderi Kristaq Rama Jakup Kerraj Angjelin Dodmasej Vilson Kilica Ksenofon Dilo pikture skulpture Kujtim Spahivogli Mihallaq Luarasi Ferial Mecule Alibali Hysen Hakani Shefqet Sela Ismail Hoxha Esat Oktrova Pirro Mani Aferdita Taci.
Pjese e trupes pedagogjike ishin figurat artistike te njohura te kohes por edhe te tjere muzikante te huaj italiane dhe nga ish-Jugosllavia. Ketij grupi i perkasin muzikantet Rampi Caleti Miranova Baldovino Etore Valeria Drenova Jorgjia Truja Karmen Nako Ludovik Naraci veprimtaria e te cileve u vijua me pas nga mesuese te reja Nihal Gabeci Eli Kacidhja Aferdita Tartari Suzana Hoxha Ramadan Sokoli Iro Cico Sofokli Papisto. Ne statusin e pedagogut te jashtem ishin kengetaret Maria Kraja Kristaq Antoniu pianistet Lola Gjoka dhe Tonin Guraziu.
Pedagoget themelues te artit figurativ Odise Paskali Vangjush Mio Janaq Paco Kristina Hoshi Llazar Nikolla Qamil Grezda Andrea Mano Arqile Papadhimitri. Vetem pak vjet me vone ne perberje te trupes pedagogjike hyjne Abdurrahim Buza Sadik Kaceli Guri Madhi Nexhmedin Zajmi Foto Stamo te gjithe profesioniste dhe te shkolluar kryesisht ne France Itali Greqi. Ne degen e artit dramatik kane dhene mesime Gjon Karma Andon Pano Xhemal Broja Lazer Filipi Pandi Stillu Kadri Roshi
Per historikun e meposhtem jane shfrytezuar librat Liceu Artistik Jordan Misja ne vitet 1946-1991 i Gjovalin Lazrit dhe Shkolla Kombetare Artistike Jordan Misja ne 60 vjetorin e lindjes nga Meri Kumbe