Kapet per vjedhje shqiptari dhe italiani
Vareze - Policia e Varezes gjate dy operacioneve ka vene ne pranga disa persona, te cilet kishin vjedhur mallrave me vlere te konsiderueshme. Ne Ablizate policia zbuloi mallra te ndryshme, te gjitha te vjedhura ne rrethinat aty afer, qe shkonin ne 60 mije euro. Gjate ketij aksioni policia ka sekuestruar gjithashtu dhe nje motoskaf dhe nje gomone, qe dyshohet se perdoreshin per te sjelle mallin e vjedhur ne Shqiperi. Policia tha se, ka arrestuar nje shqiptar rreth 40 vjec se bashku me nje italian ne te njejten moshe. Ata mesohet se kane grabitur mallra te ndryshme dhe keto i shisnin ne tregun e zi. Policia tha se ka gjetur dhe disa mallra te tjere ne nje shtepi, qe perdorej si magazine, ku mallra elektronike. Sipas te dhenave vlera e tyre arrinte ne 100 mije euro dhe ishin bere gati per t'i shitur. Nderkaq qe kane filluar kerkimet dhe per pjesen tjeter te bandes, pasi sipas policise, dyshohet se ka dhe te tjere anetare, qe merren me grabitje dhe vjedhje te ndryshme.
A. Cena
A. Cena