E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, punetori i llacit perdhunon te miturin

Durres- Punetori i llacit perdhunon te miturin ne nje banese ne ndertim e siper. Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e djeshme ne lagjen "Spitalle" te qytetit te Durresit, kurse denoncimi eshte bere nga e ema e 15 vjecarit A. C., te dhunuar seksualisht. Policia ndaloi rreth ores 20:00 te mbremjes se djeshme te dyshuarin Fatjon begaj, 21 vjec, i cili punonte ne ndertim dhe banonte ne lagjen ku ndodhi krimi monstruoz. Ekspertet vertetuan se mbi te miturin ishte ushtruar dhune seksuale, kurse policia gjeti gjurme te shumta ne shtepine 2-kateshe te paperfunduar. Ndaj Begajt eshte ngritur akuza e "kryerjes se marredhenieve homoseksuale me te mitur".

Burime zyrtare te policise se Durresit bene me dije se moren nje denoncim nga prinderit e 15-vjecarit te dhunuar, qe ka rrefyer pasi eshte pyetur edhe ngjarjen e ndodhur. Ndersa pasditen e djeshme ka qene ne lagje, te miturit i eshte afruar i dyshuari Fatjon Begaj, i cili e ka mashtruar per te luajtur. Dhe per ta futur ne kurth i jane dashur disa ore, derisa e ka derguar ne dhomen e katit te dyte te nderteses ne lagjen "Spitalle". Ne vendin ku ndodhi ngjarja mesohet se nuk ka pasur deshmitare dhe megjithe te bertiturat e te miturit askush nuk ka degjuar gje. Megjithese eshte mbrojtur, 15-vjecari eshte perdhunuar disa here me radhe nga 21-vjecari. A. C., eshte larguar i traumatizuar me vrap ne shtepi, duke i treguar prinderve ngjarjen e ndodhur. Ne komisariat i mituri ka bere pershkrimin e te dyshuarit dhe vendin ku ndodhi krimi.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›