E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botimet dhe ekspozitat e 100 vjetorit

Botimet e premtuara me dokumente të rralla për periudhën e pavarësisë dhe më pas janë gati në këtë 100 vjetor bën me dije Drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika. Kalendari i aktiviteteve në kremtimet e pavarësisë është mjaft i ngjeshur nga ky institucion, ku një vend të veçantë përgjatë gjithë vitit i është kushtuar çeljes së ekspozitave me dokumente dhe fotografi të kohës. Kulmi i kremtimeve do të jetë përgatitja e konferencës shkencore dedikuar pavarësisë. Gjithashtu javën e fundit e nëntorit arkivi do të hapë dyert për të gjithë me qëllim afrimin e të rinjve dhe njohjen me vlerat e dokumenteve.
Arkivi Qendror i Shtetit ashtu siç ka premtuar në fillim të vitit po përgatitet për botimet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Tre botimet ai me dokumente të qeverisë së Vlorës, “Kodiku i Korçës” dhe regjistri i veçantë që i përket qytetit të Vlorës i vitit 1567-1568 që ruhet në bibliotekën e Vatikanit i shkruar në osmanisht tashmë këto  libra janë drejt fazës përfundimtare na bën me dije drejtorja e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›