E Shtunë, 31 Tetor 2026

Personazhet e Pirandelos kete jave ne TK

TIRANE-Ne datat 15 16 dhe 17 tetor ora 2000 Teatri Kombetar ne Tirane shfaq komedine italiane Gjashte personazhe kerkojne autor te shkrimtarit te madh Luigi Pirandelo e cila u vu per here te pare ne skene ne pranvere te ketij viti ne kuadrin e aktiviteteve Italia dhe Shqiperia 2010 - Dy popuj nje det nje miqesi. Regjisor i komedise eshte Mehmet Xhelili skenograf Genc Shkodrani dhe kostumografe Anila Zajmi. Luajne Fatos Sela Olta Daku Eftiola Lacka Suela Konjari Dritan Borici Marjeta Ljarja Dea Xhelili Flaura Kureta Fadil Kujofca Sokol Angjeli dhe Devis Muka. Komedia Gjashte personazhe kerkojne autor eshte nje kryeveper boterore e cila i ka paraprire teatrit modern. Ngjarjet ne veper zhvillohen ne nje skene teatrore. Jane nje grup aktoresh dhe regjisorja te cilet po zhvillojne prova ne skene dhe aty vijne dhe gjashte te huaj te cilet jane braktisur nga autori. Ne fillim te tjeret habiten dhe tallen me ata por keta gjashte te huaj kane nje drame familjare.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›