E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botimi i Valentinit ndihme qe Shqiperia te ruaje identitetin e saj te vecante kombetar

01-12-2010 / Nga At Mario Imperatori S.I

Eumlshte nje nder shume i madh per mua pjesemarrja ime ne kete aktivitet ku promovohet botimi i disa prej veprave te Ate Zef Valentinit nga ana e shtepise botuese Plejad me ne krye drejtorin e saj te palodhshem i dashuri zoti Ndricim Kulla qe une e falenderoj shume dhe perzemersisht ne emer te te gjithe jezuiteve qe punojne sot ne Shqiperi si pasardhesit e padenje te Ate Valentinit per guximin qe ka pasur duke marre persiper per here te pare pas renies se komunizmit ne Shqiperi botimin e vepres se Ate Valentinit.

Fale ketyre botimeve sot nje pjese e vogel e vepres se Ate Valentinit eshte duke dale ne drite ne gjuhen shqipe keshtu qe studiuesit dhe lexuesit shqiptare vete kane mundesi per nje vleresim te pare kritik te kesaj vepre albanologjike edhe nese mungon ende nje botim i mirefillte shkencor i saj. Ne kete menyre sigurisht qe cilesia e kultures shqipe do te rritet me teper sepse injoranca nuk pajtohet kurre me kulturen autentike por vetem me nje ideologji te mjerueshme dhe arrogante.

Keshtu ai qe Ernest Koliqi ne vitin 1970 e cilesoi si laquoma i madhi albanolog i gjalleraquo dhe si laquoshkrimtar i shqipesraquo do te jete i njohur fale vepres se tij si nje studiues dhe nje albanolog dhe si i tille i vleresuar edhe nese nuk kishte kurrfare doktorature akademike.

Por ate Valentini ishte para se gjithash nje rregulltar dhe nje misionar jezuite dhe nuk duhet te harrojme kurre qe krejt vepra e tij buroi prej nje gurre te mirefillte shpirterore dhe apostolike. Ne fakt pikerisht me vepren e vet ai e ka realizuar ne menyre te shkelqyeshme parimin kryesor te sh. Injacit te Loyoles sipas te cilit nje jezuit duhet te jete nje meshtar njekohesisht pius et doctus d.m.th. i devotshem dhe i dijshem. Por pse nje parim i tille Sepse si ka pohuar vazhdimisht tradita e shendoshe e krishtere perendimore si ashtu lindore dhe si pohon e vazhdimisht edhe sot papa Benedikti XVI feja e krishtere dhe arsyeja njerezore nuk jane ne kundershtim njera me tjetren sepse Logos sarx egeneto d.m.th. Ai vete qe eshte Arsyeja e Atit si i tille eshte burimi i cdo inteligjences njerezore sepse cdo njeri eshte krijuar si ikona e tij u misherua u be njeri.

Per kete arsye nje ungjillezim autentik nuk eshte nje proselitisem as nje veper thjeshte fetare por ka pasojat edhe kulturore. Atehere nje ungjillezim i tille perfshin edhe kulturen. Dhe jo rastesisht fjala kulture eshte e lidhur ngushte me fjalen cultus d.m.th. kult sherbese fetare. Liturgjia vete perdor gjithmone kulturen dhe eshte vete nje burim i kultures. Dhe vepra e Ate Valentinit deshmon qe nje pohim i tille seshte aspak nje perralle sepse u vertetua edhe nje here brenda nje kulture te vecante si eshte ne rastin tone kultura shqiptare e cila u pasurua nga vepra e Ate Valentinit nje veper qe sigurisht do ta ndihmoje Shqiperine per ta ruajtur edhe ne te ardhmen identitetin e vet kompleks midis Lindjes dhe Perendimit te Evropes.

Fjala e mbajtur dje nga Kryetari i Shoqates se Jezuiteve ne Shqiperi ne ceremonine e promovimit te 11 veprave te reja te At Zef Valentinit botime te shtepive botuese Plejad dhe 55

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›