E Shtunë, 31 Tetor 2026

fare con ne krijimin e partive te reja

Krijimi i subjekteve te reja politike shqiptare qofshin ato te medha apo minore eshte nje realitet i cili lind per arsye te shterpesise se ideve dhe veprimit te partive politike ekzistuese thone analistet politike.

Alajdin Demiri ligjerues i shkencave politike ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove vlereson se dy partite me te medha politike shqiptare - Bashkimi Demokratik per Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare - me formen e veprimit te mbyllur hermetikisht per ide te reja dhe qasjen konfrontuese mes tyre kane shkaktuar pakenaqesi te masa vecanerisht tek intelektualet e pavarur.

Problemi eshte ne ate se hapesira politike eshte e ngushte dhe partite e reja nuk mund te kene dhe aq perspektive per arsye te mentalitetit politik te shqiptaret si dhe per arsye te konceptit politik.

Ende nuk eshte kuptuar pluralizmi ne menyre te drejte ende nuk eshte kuptuar ekzistimi i ideve te ndryshme ne menyre te drejte ende ne nje menyre ekziston funksionon ideja e monopartizimit partise me te madhe... shprehet Demiri duke nenvizuar se pikerisht ky mentalitet ben qe partite me te medha politike te jene me komode.

Me kete nuk pajtohet Marija Ristevska nga Qendra per hulumtimin dhe krijimin e politikave e cila thote se qytetaret jo rrallehere kane denuar me voten e tyre sjelljen devijuese te partive politike apo te vete politikaneve.

Ajo sjell shembullin e zgjedhjeve te fundit kur qytetaret votonin per nje kandidat presidencial dhe voten e tyre e jepnin krejtesisht per nje parti tjeter per zgjedhjet lokale.

Ka shume raste... Sado e shkurter te jete hapesira kohore para zgjedhjeve formohet nje parti e re dhe me sukses arrin te absorboje vota pasi ka promovuar ide krejtesisht te reja si dhe eshte angazhuar per zgjidhjen e problemeve konkrete thote Ristevska.

Nga ana tjeter Albert Musliu nga Instituti per Zhvillime Demokratike thote se bllokimi per disa vite i procesit integrues imponon krijimin e partive politike sidomos te shqiptaret.

Vecanerisht bllokimi i proceseve qe per shqiptaret jane primare sic eshte integrimi ne NATO dhe integrimi ne Bashkimin Evropian pamundesia per ti zgjidhur keto ceshtje dhe problemet tjera qe i prekin shqiptaret e Maqedonise sigurisht se do te gjenerojne subjekte te reja politike qe jane krijuar ose do te paraqiten se shpejti nese nuk ndryshon dicka per te mire ne menyren e qeverisjes se Maqedonise shprehet Musliu.

Gjate fundjaves se kaluar edhe zyrtarisht u formua partia me e re ne skenen politike maqedonase Lidhja Shqiptare kryetari i se ciles Valon Bela synon kantonizimin e Maqedonise.

Formimin e nje subjekti te ri politik e ka paralajmeruar edhe kryetari i komunes se Gostivarit Rufi Osmani partia e te cilit do te kete per qellim qe Maqedonia te definohet si shtet i barabarte i shqiptareve dhe maqedonasve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›