Dhunes ne gjimnaze dhe te drejtat e te miturve
NgaARANITA BRAHAJ
Titullari funksionaripunonjesi i thjeshte i nje institucioni ne asnje rast nuk duhet te publikoje gjeneralitete te te miturve nen moshen tetembedhjete vjec qofshin keta autore...
...apo te demtuar nga veprat penale. Ky kufizim vlen per funksionare te Policise se Shtetit te institucioneve shteterore qe kane akses me detyrimin per mosinformim te te dhenave. Nga ana tjeter perkon edhe me detyrimin e mospublikimit te gjeneraliteteve dhe pamjeve filmike te te miturve per shtypin e shkruar dhe median elektronike. Ngjarja e fundit e plagosjes se nje
nxenesi ne shkollen e mesme Eqerem abej ne Tirane eshte nje ngjarje e rende sa u takon problemeve sociale qe lidhen me kriminologjine per te mitur dhe sigurine ne shkolla. Pertej aspektit te kriminologjise menyra se si u pasqyrua ngjarja mediatikisht meriton vemendje ne dy aspekte se pari ne respektimin e te drejtave ligjore te te miturit nga stafi pedagogjik si dhe eshte e drejta per mbrojtje te te dhenave personale dhe se dyti e drejta per informim ku ne rastin e nje ngjarjeje me te mitur eshte nje e drejte qe rregullohet dhe kufizohet me ligj dhe me kode etike. Mosdhenia e gjeneraliteteve te te miturve autore apo te implikuar ne nje ngjarje kriminale perben detyrim qe ka baze ligjore ne disa norma qe veprojne ne Republiken e Shqiperise permend ketu Kodi i Procedures Penale ligjin Per mbrojtjen e te dhenave personale ligjin Per grumbullimin administrimin dhe ruajtjen e informacionit te klasifikuar sekret policor. Po keshtu ky kufizim rivendoset edhe ne ligjin e miratuar sefundmi nga Kuvendi Per mbrojtjen e te drejtave te femijes ligj i cili nuk ka hyre ende ne fuqi por qe rregullon te drejten e te miturit per mbrojtje te privatesise duke cituar si subjekte te mundshme te shkeljes se kesaj te drejte institucionet e perkujdesjes shoqerore dhe median.
Kronika e dates 23 nentor ku dy nxenes te shkolles se mesme Eqerem abej ne kryeqytet plagosen me kater goditje me thike nje tjeter nxenes te po kesaj shkolle eshte teper tronditese po te shtosh dhe faktin qe pa u mbushur ende dy muaj te ketij viti shkollor vetem ne gjimnazet e Tiranes kemi tri ngjarje te renda. Duke hulumtuar ekranet televizive dhe gazetat do te kuptojme se zedhenesi kryesor i kesaj kronike eshte nendrejtori i shkolles Eqerem abej zoti Mistret Saiti. Te pakten nentedhjete per qind e mediave qe kane publikuar lajmin kane intervistuar dhe cituar z. Saiti. Une do te paraqes me poshte dy pasazhe te zbardhura nga intervista e tij ne dy media intervisten e dhene per ABC News dhe ate per Top Channel. Dhe konkretisht duke cituar Saitin dergova ca cuna te shohin se cpo ndodhte nxenesit protagoniste te ketij sherri jane emer mbiemer te nxenesit te pare dhe emer mbiemer te nxenesit te dyte nxenes te klases se II3. Ata kane sulmuar nxenesin emer mbiemer nxenes ne klasen paralele II4. Sipas informacioneve qe kam nga nxenesit me rezulton qe ky eshte goditur te pakten kater here me thike. Ndersa ne edicionin informativ te televizionit Top Channel Sahiti deklaron ... rreth ores dhjete e tridhjete une informohem se nje nxenes i shkolles eshte plagosur me kater thika megjithese ka ndodhur jashte territorit u moren te gjitha masat nga ana tjeter komisariati nr. 4 ishte vene ne levizje... Per hir te se vertetes une mund te them vetem ato qe kam degjuar por me rezulton qe sherri ka qene per nje goce. Gjendja shendetesore e jep emrin e nxenesit te plagosur sipas te dhenave te marra nga perfaqesuesit e komisariatit nr. 4 me rezulton e renduar.
Duke lexuar keto deklarime te nendrejtorit te shkolles kuptohen disa te verteta te modelit pedagogjik qe ofron ky rast. Se pari numri i dy i nje shkolle te mesme te pergjithshme ne kryeqytet shkel te drejten e te miturit per jete private e drejte qe atij i njihet ne te pakten kater ligje te cituara me lart me fuqi ne Republiken e Shqiperise. Gjeneralitetet e te miturve autore viktima dhe deshmitare ne ngjarje penale rasti konkret paraqitet si plagosje me dashje nuk mund te publikohen. Keto gjeneralitete nuk zbardhen as ne momentin qe shtetasi mbush moshen tetembedhjete vjec. Te dhena te ketij lloji mund te hidhen ne regjistra me akses per publikun vetem pas vdekjes se personit. Perjashtim nga ky kufizim ligjor perben rasti kur publikimi i identitetit dhe pamjeve te te miturit eshte i nevojshem per te ndihmuar zgjidhjen e nje ngjarjeje kriminale ku i mituri eshte nen rrezik fizik per jeten sic mund te jete rasti i nje te mituri te rrembyer apo deklaruar i humbur. Zbardhja e te tre identiteteve nga nje titullar institucioni te arsimit publik eshte nje rast qe kerkon minimumi nje procedim administrativ si shkelje e rende.
Se dyti duke cituar gjithmone si burim informacioni persona te tjere dhe jo veten e tij apo ndonje koleg pjesetar te stafit pedagogjik nendrejtori deklaron kur mora vesh ngjarjen dergova disa cuna te shikonin se cpo ndodhte. Ky detaj me kujton per fat te keq dy personazhe te filmit te regjisorit Dhimiter Anagnosti Lulekuqe mbi mure Sulon dhe Kujdestarin. A eshte etike qe nje perfaqesues i pedagogjise aktuale te perdore adoleshentet si informatore E nese etika eshte subjektive per tu gjykuar nxitja e nje te mituri per tu afruar ne nje vendngjarje krimi e per tu bere deshmitar i saj eshte perseri nje veprim kunder interesave dhe sigurise se te miturit. Situata do te ishte shume e rende nese ndonje nga adoleshentet e stimuluar nga nendrejtori per te marre informacion do te viktimizohej duke u afruar ne vendngjarje. Gjithashtu nuk eshte shume qytetare dhe profesionale tendenca e nendrejtorit per te theksuar se gjithcka ka ndodhur jashte territorit te brendshem te shkolles. Kjo nuk e lehteson situaten apo pergjegjesine e mundshme te stafit pedagogjik te shkolles per rastin ne fjale. Nje titullar qe insiston ne kete detaj nuk jep mesazhin e profesionistit te perkushtuar tek komuniteti i prinderve qe kane femijet ne kete shkolle. Dhe per ta kuptuar nga deklarata se sa stafet pedagogjike kane ndryshuar drejt nje modeli shume me indiferent dhe me pak human ne raportin mesues-nxenes dua te ndaloj edhe tek nje pasazh tjeter i intervistes me nendrejtorin e shkolles pjesen ku jep edhe te dhena per gjendjen e renduar shendetesore te nxenesit te plagosur. Keshtu ai deklaron se te dhenat per shendetin e te plagosurit i ka marre nga punonjes te komisariatit qe po punon per zbardhjen e ngjarjes. Vleresohet interesi i tij per gjendjen shendetesore te nxenesit por a nuk do ishte me njerezore qe se paku kete informacion per jeten dhe shendetin e nxenesit te kesaj shkolle mesuesi ta merrte duke iu afruar spitalit ku mjekohet i mituri ose se paku te citonte nje koleg te tij qe ne statusin e mesuesit kujdestar do respektonte ate traditen humane te shkolles shqiptare te interesimit per nje nxenes ne veshtiresi. Per fat te keq keto lloj deklarimesh te titullareve te stafeve pedagogjike mbeten paksa jashte vemendjes dhe jashte analizes qytetare e institucionale. Pak ore pas deklarates se nendrejtorit eshte ministri i Arsimit dhe Shkences Eqerem Tafaj i cili ne nje komunikim me GSH shpjegon se zgjidhja do te ishte rivendosja e patrullimit policor ne shkolla. Per analogji ministri ka nje vizion te ngjashem te pergjegjesise si edhe nendrejtori i shkolles. Keshtu per te ngjarja eshte jashte oborrit te dikasterit te tij dhe zgjidhja pritet ne godinen e Policise se Shtetit. Ne fakt ne minimum do te duhej nje analize nese stafet pedagogjike ne shkolla kane njohuri mbi te drejtat e te miturve apo i shkelin vete ato shprehen si modele te respektimit te lirise dhe tolerances sociale a kane shprehi te parimeve pedagogjike jane te besueshem per bashkesine e nxenesve dhe komunitetin prinderor. Kjo pasi nese stafet pedagogjike lene shume per te deshiruar ne kete kulture mbi parime dhe te drejta qytetare e profesionale si mund te presim nga keta modele mesuesish te behen percues te mesazhit te komunikimit pa agresivitet e dhune tek adoleshentet.
Dhe duhet te ndaloj edhe ne nje aspekt tjeter qe lidhet me kroniken e kesaj ngjarjeje. Per fat te keq asnje gazete ekran apo agjenci informative ne vendin tim nuk shfaqi modelin ligjor dhe etik qe perkon me mosdhenien e identiteteve te te miturve te perfshire ne nje krim. Mjaftoi nje deklarate e pakujdesshme e nje nendrejtori shkolle ku zbardheshin shume detaje te krimit perfshi dhe emrat e autoreve dhe viktimes. Gazetare redaktore e drejtore informacioni harruan te censurojne identitetin e tre te miturve. Do ta kisha kursyer kete lloj kritike ndaj komunitetit profesional ku edhe une bej pjese nese ky do te kishte qene nje rast i vetem por me te njejten pakujdesi hulumtoj se jane zbardhur ne te gjitha gazetat dhe ekranet e mundshme edhe emrat e dy nxenesve te perfshire pak dite me pare ne nje ngjarje analoge ne nje tjeter gjimnaz te Tiranes. Emrat e nxenesve u dhane ne te gjitha TV kombetare apo lokale vetem dy gazeta dhane me iniciale emrin por te plote mbiemrin e secilit prej te miturve ndersa agjencite informative dhane identitetet te plota ne nje rast duke shtuar edhe adresen e banimit per nje nga te miturit. Shqetesimi social dhe paniku i komunitetit te prinderve perkoi me interesimin per publikim te gjere me tituj kryesore ne media ngjarja kaloi kufijte mediatike te Tiranes duke mberritur edhe ne hapesirat per informim ne Prishtine dhe Shkup ku koleget gazetare megjithese cituan si burim shtypin diskret te Tiranes u vetekufizuan duke thene se identitetin e nxenesve nuk mund ta pasqyrojne per shkak te moshes se mitur fraze kjo qe mungoi ne median shqiptare.