E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha per divulgimin e vepres se albanolog Valentinit

01-12-2010 / Nga Prof. Dr. Dhori Kule

Eumlshte nje kenaqesi te marresh pjese ne kete dite qe mund te quhet me plot te drejte nje ngjarje ne historine e kultures shqiptare. Ashtu sic thote mbledhesi i nje pjese te vepres se albanologut Prof. At Giuseppe Valentini.

Ato deshmojne aktivitetin e zhdervjellet dhe shumeplanesh ne harkun 40 vjecar te jetes studimore te Valentinit dhe provojne interesin e tij te jashtezakonshem per historine dhe kulturen shqiptare e njeheresh deshiren per te qene asaj interpret dhe propagandues ...

Ne cdonjeren prej veprave te mirefillta kritikave dhe ligjeratave manifestohet jo vetem gjenia doktrina apo sundimi i plote i disip1inespor edhe pasioni per shkencen dhe perdorimi i saj per nje lartesim fisnik te shpirtit shqiptar kah se Bukures dhe se Vertetes...

Botimi i 20 vellimeve te vepres se nje albanologu te njohur si

Giuseppe Valetini nga shtepia botuese Plejad dhe 55 duhet te trajtohet e vleresohet ne disa rrafshe. Ne rrafshin historiografik ai eshte nje deshmi mbreselenese e punes kembengulese hulumtuese dhe kerkimore e botuesit dhe studiuesit kryesor te vepres se Valentinit zotit Ndricim Kulla.

Ne rrafshin shkencor ai hap shtigje te shumta studimi te metejshem sidomos ne fushat qe At Valentini levroi me teper si historia dhe kronologjia shqiptare marredheniet midis Venedikut dhe Arberise midis Skenderbeut dhe Papatit mbi te drejten zakonore shqiptare mbi gjuhen dhe letersine shqipe etj. Ndaj do te qe nje perpjekje e cmuar shkencore dhe akademike edhe organizimi i nje konference studimore mbi vlerat e medha te vepres se tij nga ana e Universitetit te Tiranes.

Se fundi ne rrafshin praktik ky eshte nje rast i mire per te promovuar jo vetem vepren e tij por edhe divulgimin dhe thithjen e ketyre dijeve nga strukturat e mesimdhenies universitare ne menyre qe ato te behen pjese perberese e edukimit te brezit tone te ri. Aq me teper qe kemi te bejme me nje autor te panjohur e te ndaluar per shume kohe nga ana e kultures sone.

Fjala e mbajtur dje ne ceremonine e promovimit te 11 veprave te reja te At Zef Valentinit botime te shtepive botuese Plejad dhe 55

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›