E Diel, 1 Nëntor 2026

Botohet shqip ne Tirane libri Shqiperia ne tranzicion nga Dr. Elez Biberaj

Instituti i Studimeve Nderkombetare publikoi sot botimin e librit te dr. Elez Biberaj Shqiperia ne tranzicion rruga e veshtire drejt demokracise 1990 2010. Botimi i Institutit u percoll sot nga nje ceremoni e posacme ne Universitetin Europian te Tiranes ku moren pjese diplomate studiues historiane studente zyrtare te larte dhe politikane.

Dr. Teuta Dobi tha se universiteteve shqiptare u mungojne studimet politike te thelluar shkenceriht dhe te paanshme politikisht si libri i zotit Biberaj.

Ne e ndjejme akoma mungesen e studimeve te paanshme dhe qe i shikojne gjerat mbi interesat e paleve. Kjo gje mungon ne akademi ne media ne politike dhe ne shoqerine shqiptare ne pergjithesi. Ky liber eshte nje mundesi me shume per ti pare dukurite e tranzicionit shqiptar mbi palet mbi interesat e vogla dhe te ngushta te implikuar politikisht mbi akademizmin e shtirur dhe esencialist te trasheguar nga komunizmi por me nje kendveshtrim liberal dhe analizim profesional te ngjarjeve sic ka punuar dr. Elez Biberaj - tha ajo.

Profesori i njohur shqiptaro-amerikan Nikolla Pano tha se libri i dr. Biberaj ze nje vend me rendesi ne studimet nderkombetare mbi ceshtjet shqiptare dhe rajonale. Ky liber permban nje analize shume te thelle. Na ka dhene nje portret te vertete te shqiperise se si kane rrjedhur ngjarjet vertet nga 1990 deri ne 2010 - tha ai.

Autori i librit Elez Biberaj tha se e shkroi librin fillimisht per te plotesuar boshllekun e madh te informacionit qe ekzistonte ne SHBA per Shqiperine. Synimi kryesor ishte qe libri te lexohej nga publiku amerikan dhe ligjvenesit e tij. Ai tha se Shqiperia ka shume sfida perpara se shqiptaret kurre nuk kane qene ne pozita me te mira se sot dhe se ata jane nder faktoret me te rendesishem ne Ballkan.

Ajo qe me shqeteson eshte ndjesia se ritmi i pergjithshem i demokratizimit duket se eshte ngadalesuar. Demokracia vlerat demokratike sipas mendimit tim ende nuk kane hedhur rrenje te thella ne radhet e elitave politike partiake institucioneve por as tek radhet e popullsise ne pergjithesi. Mendoj se ka nevoje per nje hapesire me te madhe demokratike ne te gjitha fushat - tha ai.

Libri i zotit Biberaj u prit me interesim nga studiuesit dhe diplomatet edhe per faktin se perfshin ngjarjet shqiptare nga fillimet e demokracise 1990-92 deri ne vitin 2010. Per shume vjet drejtues i Zerit te Amerikes ne gjuhen shqipe aktualisht drejtor i divizionit te Euroazise ne VOA dr. Biberaj eshte autor i shume studimeve per Ballkanin dhe Shqiperine te cilat zene nje vend te rendesishem ne biblioteken e studimeve politike shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›