E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Ramiz Alia

Ne Shqiperi vdiq sot ne moshen 86 vjecare si pasoje e nje semundjeje presidenti i fundit komunist i vendit Ramiz Alia.

Zoti Alia u nda nga jeta mengjesin e sotem ne nje spital te Tiranes pasi u godit nga nje tromboemboli polmonare njoftuan mjeket. Ai ka qene nje nder personazhet kryesore te regjimit komunist shqiptar dhe bashkepunetor i afert i diktatorit Enver Hoxha ne fillim te viteve 80. Ai u be pasuesi i tij i natyrshem kur Hoxha vdiq me 1985.

Ne fund te viteve 80 ndersa e gjithe Europa lindore u perfshi nga nje vale ndryshimesh demokratike Alia u perpoq te realizonte disa reforma kryesisht te karakterit ekonomik dhe te hapte vendin ndaj perendimit. Por zhvillimet ne Shqiperi qene me te shpejta se nderhyrjet e tij te cekta. Nen trysnin e revoltes se studenteve ne fund te vitit 1990 Ramiz Alia u detyrua te njihte pluralizmin politik.

Partia komuniste e drejtuar prej tij fitoi megjithate serish ne mars te 1991 dhe ai u zgjodh presidenti i pare i Shqiperise pluraliste. Por nje vit me vone do te dorehiqej pas fitores se demokrateve ne zgjedhjet e marsit 1992. Pak me muaj me vone ne te njejtin vit ai do te arrestohej ne akuzen e shperdorimit te detyres por si dhe shume drejtues te tjere komunist do te gjykohej vetem per abuzime financiare. Ai u lriau ne 1995 per tu arrstuar serish dhe rifitoi lirine pas aministise se 1997.

Vleresimet ndaj figures se tij jane te ndryshme. Nje pjese e konsideron si pasardhes te denje te diktatorit Hoxha ndersa nje pjese tjeter gjykon se ai megjithate shmangu nje gjakderdhje ne vend duke mundesuar nje kalim te bute nga regjimi komunist ne demokraci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›