Shkup, LSDM: Regjistrimi i popullsisë është skandaloz
SHKUP- Partia maqedonase në opozitë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, vlerësoi sot se regjistrimi i popullsisë në Maqedoni është skandaloz dhe rezultatet mund të mos jenë të besueshme.
"Në gjysmën e procesit të regjistrimit të popullsisë, mund të konstatojmë se pushteti nuk është në gjendje të realizojë as një operacion të tillë të rregullt statistikor për numërimin e popullsisë, e dhe banesave", theksoi Dragan Tevdovki, anëtar i lartë i LSDM.
LSDM raporton për incidente në terren gjatë procesit të regjistrimit, dhe e quan të papranueshme “të zbatohet regjistrimi në kundërshtim me ligjin dhe rekomandimet e Eurostat dhe OKB",
LSDM i kërkon qeverisë të japë të dhëna mbi procesim e regjistrimit si dhe shkeljet që kanë ndodhur.
(s.g/Ina/BalkanWeb)