E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti malazez dhe ai kroat kërkojnë njohje me Kushtetutë

PRISHTINË- Përfaqësuesit e Partisë Popullore Malazeze dhe ata të Shoqatës Kroate kërkojnë që komunitetet e tyre të njihen me Kushtetutën e Kosovën dhe të kenë përfaqësim në Parlamentin e vendit.
Kërkesat u bënë të njohura gjatë një takimi që përfaqësuesit e Partisë Popullore Malazeze dhe ata të Shoqatës Kroate "Sveti Nikolla" të Janjevës, kryen sot me Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Në takim ata shtruan nevojën e përfaqësimit të të dyja komuniteteve në institucionet e Kosovës.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës kosovare, përfaqësuesit e Partisë Popullore Malazeze dhe ata të Shoqatës Kroate thanë se të dyja komunitetet duhet të njihen me Kushtetutën e Kosovën dhe të kenë përfaqësim në Parlamentin e vendit.
Ata thanë se pjesëtarët e të dyja komuniteteve duhet të kenë qasje dhe mundësi të barabarta me të gjitha komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se Kosovës i duhet një unitet për përfaqësimin e të gjitha komuniteteve dhe theksoi rëndësinë e inkuadrimit të këtyre dy komuniteteve në Këshillin Konsultativ për Komunitete.
Ajo ofroi përkrahjen e saj për komunitetin kroat dhe atë malazez në Kosovë dhe tha se angazhimi i tyre është i rëndësishëm në ndërtimin e një shteti demokratik.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›