Botohet tregimi i panjohur i Fitzgerald

Një tregim i panjohur deri më tani i shkrimtarit amerikan, Francis Scott Fitzgerald (1896-1940) është botuar në revistën ‘The New Yorker’.
Tregimi "Thank You for the Light" (Falemnderit për Zjarrin Tënd), i cili i ishte dërguar revistës për botim që në vitin 1936, pra gjashtë vite pas publikimit të kult-romanit të Fitzgerald “The Great Gatsby” (Gatsby i Madh), ishte refuzuar, por tani ‘The New Yorker’ vendosi që të përmirësojë gabimin e bërë 76 vjet më parë.
Ndryshe, teksti integral i tregimit, i cili flet për peripecitë e një shitëse “të bukur, por paksa të vyshkur” të korsetëve dhe rripave, dëshirë e vetme e së cilës është që të ndez një cigare, është publikuar edhe në web-faqen e revistës së njohur amerikane të kulturës.