E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ikja nga Shawshank”, filmi më i mirë

Shfrytëzuesit e arkivit më të madh të filmave në internet, IMDB, përzgjodhën filmin “The Shawshank Redemption” (1994), të regjisorit, Frank Darabont, si më të mirin të të gjitha kohëve.

Më 17 korrik kanë ndryshuar rregullat e shfrytëzimit të web-faqes IMDB, kështu që në vend të 3,000 votave për futjen e ndonjë filmi në mesin e 250 më të mirëve, tani nevojiten 25,000.

Për këtë shkak nga lista janë larguar filmi “Moonrise Kingdom”, komedia e Roberto Benignit "La Vita e Bella", dhe komedia britanike e Robert Hummer “Kind Hearts And Coronets”, ndërkaq pjesë e saj tani janë “Rain Man”, “The Nightmare Before Christmas” dhe “The Untouchables”.

Ndryshe, në listën e 10 filmave më të mirë janë edhe “Kumbara 1” (1972) dhe “Kumbara 2” (1974), të Francis Ford Coppola, të pasuar nga “Pulp Fiction” (1994), “The Good, The Bad And The Ugly” (1966), “12 Angry Men” (1957), “Schindler's List” (1993), “The Dark Knight” (2008), “The Lord Of The Rings: The Return Of The King” dhe “The Dark Knight Rises” (2012).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›