E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botuesit shqiptarë, në Frankfurt të humbur



Në Frankfurt u hap, dje, Panairi i Librit, që është edhe më i madhi në botë. Në të marrin pjesë rreth 7000 mijë ekspozues që prezantojnë 400.000 libra. Nga Shqipëria prej vitesh është ndarë kjo marrëdhënie biznesi me librin, pasi shtëpitë botuese e shohin të arsyeshme që të mos shkojnë me paratë e tyre, por të Ministrisë së Kulturës. Por nga ana tjetër, në fakt, nuk është kjo arsyeja e vërtetë që botuesit kanë dhënë këto vite. Rënia e biznesit të librit që vjen nga Shqipëria ka qenë mjaft e dukshme, dhe nuk është se në Frankfurt kanë ndodhur marrëveshje të mëdha autorësh. Përkundrazi, shtëpitë botuese të Kosovës kanë qenë konkurrentë të fortë për shitjet e librit shqip, pasi në këtë pjesë të Evropës emigrantët janë nga Kosova. Kjo është thënë nën zë prej botuesve, por shihet që të paktën çdo vit shtëpi botuese nga Kosova nuk i janë ndarë panairit të Frankfurtit, duke i lënë në shtëpi botuesit e Shqipërisë.

Por duke iu kthyer panairit të sivjetshëm, ende pa hapur dyert, është shkaktuar një zhurmë e madhe me zgjedhjen e Kinës si të ftuarën e nderit.

Çdo vit panairi i librit në Frankfurt zgjedh një temë speciale dhe këtë vit kjo është Kina.

Qindra botues dhe tregtarë të librit nga Kina marrin pjesë në këtë eveniment pesëditor, përmes prezantimit të letërsisë dhe kulturës së vendit. Zgjedhja e Kinës si e ftuar nderi ka shkaktuar kritika nga grupet për të drejtat e njeriut që i akuzojnë autoritetet në Pekin se kufizojnë lirinë në literaturë. Jo të gjitha prezantimet janë sanksionuar nga Pekini. Disidentëve dhe kritikëve kinezë u është dhënë hapësirë për të ekspozuar punët e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›