E Diel, 1 Nëntor 2026

Bouda Driss Alami Kouiyes, tani është shqiptar (ose shqiptare)

Share

Ditën e fundit të Majit, pra pak ditë para votimit të Presidentit të ri, presidenti Topi ka firmosur një tjetër dekret për dhënie shtetësie shqiptare. Ndryshe nga dekretet e tjerë kur në listë ka patur një, dy apo tre persona, kësaj here lista është e gjatë. Janë 39 emra. Dhe mos mendoni se bëhet fjalë vetëm për shtetas nga Kosova, siç mendohet zakonisht. Po t’u hedhësh një sy emrave, nuk i shpëton dot ngasjes për t’i bërë vetes pyetje të tilla: Cili të jetë, p.sh, Panagiotis Matheos Tzelis (me gjasa, grek), Arzu Kanber Iik (me gjasa, turk), Robert Wright, Jr. Robert Wright Provost etj dhe përse kanë dëshiruar një pasaportë shqiptare? Po Bouda Driss Alami Kouiyes nga të jetë, ç’gjini do ketë dhe ç’dallgë e kanë përplasur vallë në Shqipëri?! Në listë bie në sy emri Mirela Oktrova ndërsa në një dekret të dytë që mund të shihet gjithashtu në sajtin e Presidentit, shtetësinë e kanë marë edhe tre a katër sportistë të njohur në Kosovë.

Një tjetër fakt interesant zbulohet në hyrje të dekretit ku thuhet: Në mbështetje të nenit (…), bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm (…) u jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm etj. Dmth, propozimet janë bërë nga … Nishani, pikërisht Presidenti i ri që pret të bëj betimin dhe të zëvendësojë Topin në ikje (në foto).

Disa nga 39 emrat që kanë 16 ditë që janë bërë shqiptarë

Panagiotis Matheos Tzelis

Ufuk Öztekin Uyanik

Marina Sergej Skopova

Mahabat Alisher Inaltekin Kochorbaeva

Mirela Esat Oktrova

Bouda Driss Alami Kouiyes

ldo Tommaso Gaeta

Ömer Karahan Mehmet Seyhan Pencabligil

Robert Wright, Jr. Robert Wright Provost

http://respublica.al/artikuj/2012/6/16/bouda-driss-alami-kouiyes-tani-eshte-shqiptar-ose-shqiptare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›