E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti i Kërrabës, Spahiu përplaset me deputetin e PD-së

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu dhe deputeti i PD-së Rrahim Çota

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka pasur një përplasje me deputetin e PD-së Rrahim Çota, kur po vizitonte të plagosurit në spitalin e Elbasanit.

Në spital, Spahiu e akuzoi  deputetin e PD-së Rrahim Çota për pengimin e mediave, në mënyrë që të mos intervistonin të plagosurit. Këta të fundit u plagosën sot pasdite në një aksident automobilistik që ndodhi në aksin Tiranë- Elbasan, ku një autobus me aktivistë të AK-së ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas Spahiut, pasagjerët e autobusit kanë bërë të ditur se aksidenti mund të jetë provokuar nga një mjet tip Land Rover, i cili i ka prerë disa herë rrugën autobusit, duke e detyruar të dilte nga rruga.

Ndërkohë deputeti Çota deklaroi se Spahiu erdhi në spital me dy kamera dhe donte të bënte shfaqje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›