E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del nga rruga autobusi, dhjetra të plagosur

Pamje te autobusit te aksidentuar

ELBASAN- Një autobus me pasagjerë raportohet të ketë dalë nga rruga në aksin rrugor Tiranë- Elbasan duke devijuar nga rruga rreth 10 metra.

Aksidenti mendohet se ka ndodhur në zonën e quajtur tek Qershitë në Qafë- Krrabë.

Minsitria e Shendetesise konfirmoi se nuk ka te plagosur ne gjendje te rende, ndersa jane rreth 9 perosna te cilet kane marre plage te lehta. Në autobus dyshohet të ketë patur 30 udhëtarë,  të cilët ishin nisur nga Tiranë me destinacion Librazhdin. Autobusi me targë LB 3156 A mendohet se është një autobus i linjës së përditshme Tiranë- Librazhd. Te plagosurit po transportohen ne spitalin e Elbasanit per te marre ndihmen e shpejte, ndersa ne gadishmeri eshte edhe Sptali Ushtarak ne Tirane.

Dyshohet se pasagjeret e autobusit jane delegate te Aleances Kuq e Zi, e cila ka mbajtur sot ne Tirane Kongresin e Pare Mbarekombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›