E Diel, 1 Nëntor 2026

Boyle, emocionohet për ditëlindje

Susan Boyle pati emocione të mëdha pasi tifozët e saj i kishin bërë një befasi të madhe për ditëlindjen e saj në Japoni.

Këngëtarja Susan, e cila ishte në Japoni për ta promovuar albumin e saj, “I Dreamed A Dream”, ia plasi të qarit kur një admirues i saj i kishte sjell një torte për ditëlindjen e saj të 49’të.

“Ajo nuk mund të besonte dhe vërtet u emocionua shumë”, thotë një burim.

“Ne kishim këtë ide qysh moti”, tha Linda Caillet e cila ndihmoj për promovimin. “Vërtet ka pasur shumë njerëz të interesuar nga e gjithë bota për të marr pjesë në këtë ngjarje”.

“Ajo ka fituar shumë dhurata. Susana vërtet është ndjerë shumë me fat”, thonë burimet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›