Real, ma kampion se Barça

Zinedine Zidane beson në projektin e presidentit Florentino Perez. Legjenda e futbollit francez, por edhe të atij botëror, ka thënë se nën drejtimin e Perez, madrilenët do të jenë super fuqi e futbollit botëror. “E shoh Realin më kampion se Barcelonën”, ka thënë fillimisht ‘Zizou’ në një intervistë për të përditshmen spanjolle Marca.
Ish futbollisti i Realit e ka mbrojtur brazilianin Leite Kaka, të cilin e kanë vërshuar kritikat pas paraqitjeve jo fort bindëse në sezonin e tij të parë në Spanjë. “Nuk kam asnjë dyshim për brazilianin, ai do ta tregojë veten se kush është”, shtoi ai.
Ish përfaqësuesi francez ka thënë fjalë të mira edhe për kapitenin Raul Gonzalez, për të cilin thotë se është një shembull me një sjellje fenomenale. Sa i përket Karim Benzemas, Zidane ka shtuar se sulmuesi francez ka talent, por duhet ta bëjë atë që i nevojitet skuadrës.
Zidane nuk e anashkaloi çështjen Franck Ribery, për të cilin flitet se gjatë verës mund ta veshë fanellën e klubit mbretëror spanjoll. “Ribery është lindur për të luajtur në Real Madrid”, nënvizoi ai.
Sa i përket vetes, Zidane ka thënë se nuk ndihet ende i gatshëm për ta marrë postin e trajnerit të ndonjë skuadre në La Liga, por nuk e përjashton mundësinë që një gjë të tillë ta bëjë në të ardhmen.
Kampionit të botës në vitin 1998 me Francën, që luajti për Realin nga 2001 deri më 2006, kur edhe e la futbollin, iu dha pozita e këshilltarit special nga Florentino Perez, i cili gjatë verës që shkoi shpenzoi 250 milionë euro për ta formuar një ekip yjesh, duke blerë futbollistë të kalibrit si Cristiano Ronaldo, Leite Kaka, Karim Benzema, Xavi Alonso etj.
“Për momentin nuk po mendoj për zejen e trajnerit. Të shohim në të ardhmen, por jo tash”, vazhdoi Zidane, që e përfundoi karrierën jo në mënyrën më të mirë, duke e goditur me kokë në gjoks italianin Marco Materazzi, në finale të Botërorit 2006.
Zidane tregon se po mundohet të mësojë nga brendësia se si punojnë klubet e La Ligas dhe ta shohë se ku mund të përshtatet më së miri, pasi nuk ka vendosur ende se çfarë pozite do ta ketë në të ardhmen në këtë sport.
“Ajo që dëshiroj unë është që të ndihmoj. Unë i dëshiroj gjithë të mirat Realit dhe këtij projekti të Florentinos. Por, nevojitet një kohë për ta ndërtuar projektin”, përfundoi Zidane i cili në të ardhmen dëshiron të jetë më shumë sesa ambasador i futbollit.