Boyle planifikon “party” në shtëpi

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 18:05
Susan Boyle është duke planifikuar që të bëj një “party” me shokët e saj në shtëpi.
Këngëtarja 49 vjeçare – e cila ka blerë dy shtëpi në West Lothian të Skocisë— dëshiron që të ftoj në festë shokët e saj të famshëm si Piers Morgan dhe Simon Cowell, gjatë një të shtune në mbrëmje.
“Ne jemi dëgjuar se Simon Cowell dhe Piers Morgan janë ftuar dhe Susan dëshiron që ta shoh përsëri Piers”, ka thënë një burim.
Megjithatë, një zëdhënës ka konfirmuar se yjet mund të mos shkojnë sepse ajo është një mbrëmje e thjesht, vetëm për shokët dhe familjarët e saj.
“Kjo ‘party’ është vetëm për shokët e saj të ngushtë dhe familjen”, ka thënë një zëdhënës.