Procedura dhe afatet e punësimit në Itali
14/01/2011 Plotësimi i kërkesave mbi kuotat e përcaktuara për shqiptarët nis më 31 janar 2011-ës
Nga data 17 janar, në faqet internet të Ministrisë së Brendshme do të vihet në dispozicion programi për përpilimin e formularëve që duhet të nisen në datat e paracaktuara (dhe jo më parë) dhe do të ofrohet asistencë ndihmuese “Help Desk”, mbi procedurën e plotësimit.
Kujdes! Është shumë e rëndësishme të përdoret moduli i duhur, pasi në rast gabimi nuk do të ketë mundësi korrigjimi dhe pasoja e vetme do të jetë hedhja poshtë e kërkesës.
Modulet e duhura për çdo kërkesë
•Që të mos skualifikohet, për secilën kategori duhet plotësuar formulari përkatës, të cilët janë të specifikuar, për hyrje për punë, konvertime lejesh studimi apo lloje të tjera që parashikon dekret fluksi. Sipas përcaktimeve të bëra, konkretisht:
•Për kërkesat për punë shtëpiake duhet përdorur moduli A.
•Për kërkesat për punë të varur duhet përdorur moduli B.
Për kërkesat në favor të punonjësve të formuar në vendlindje, sipas programeve speciale të parashikuara, duhet përdorur moduli BPS.
•Kështu që për të gjithë shqiptarët që thirren për punë të varur joshtëpiake, nga ora 08.00 e datës 31 janar duhet të niset kërkesa në modulin A, ndërsa për ata që thirren për punë pranë familjeve, kërkesa niset po në të njëjtën orë, por në modulin B.
•Për konvertimin (kërkesë që paraqitet duke filluar nga ora 08.00 e 3 shkurtit 2011) e lejeve të qëndrimit për studim ose stazh në lejeqëndrim për punë të varur plotësohet moduli VA. Nuk parashikohet mundësia e konvertimit të lejes së qëndrimit për studim apo stazh në punë të pavarur. E rëndësishme: studentët jokomunitarë që kanë lejeqëndrim për studim e që janë diplomuar në Itali, qoftë në kursin e shkurtër universitar, ashtu dhe ata që kanë mbaruar ciklin e mëtejshëm të specializimit, nuk kanë nevojë të hyjnë në kuotat e flukseve dhe nuk duhet pra të paraqesin kërkesë për ekzistencën e kuotës. Për të konvertuar lejeqëndrimin për studim në lejeqëndrim për punë të varur apo të pavarur, ata duhet të përpilojnë të tjerë modularë që gjejnë në faqet internet të Ministrisë së Brendshme.
•Për konvertimin e lejes së qëndrimit për punë sezonale në lejeqëndrim për punë të varur plotësohet moduli VB. Kush ka lejeqëndrim për punë sezonale, mund të kërkojë konvertimin vetëm pas qëndrimit të dytë për punë sezonale në Itali.
Aplikimi
Kërkesat për punësimin e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, por praktikisht edhe ata që jetojnë në Itali pa leje qëndrimi, duhet të paraqiten më 31 janar 2011 në uebsaitin zyrtar të Ministrisë së Brendshme italiane ëëë.interno.it në seksionin e përcaktuar. Ndërsa shqiptarët që do të kërkojnë konvertimin e lejes së qëndrimit duhet të paraqesin kërkesën më 3 shkurt 2011 po në këte adresë.
Kushtet që duhet të plotësojë punonjësi
Për të hyrë në Itali, pasi merr autorizimin, punonjësi nuk duhet të jetë dëbuar përpara paraqitjes së kërkesës ose nuk duhet të jetë dënuar për disa vepra të parashikuara nga teksti unik për emigracionin. Ndër këto vepra bëjnë pjesë: dënimet për favorizim të emigracionit ilegal, shfrytëzim i prostitucionit, shitja e lëndëve narkotike, shitja e mallrave të falsifikuara, rrëmbime, dëmtime.
Kushtet e kontratës
Kontrata e punës duhet të parashikojë një orar jo më të pakët se 20 orë në javë dhe pagesa mujore minimale e garantuar është ajo e parashikuar nga kontrata kolektive kombëtare përkatëse, që ndryshon sipas kategorisë dhe profilit të punës së punonjësit. Gjithashtu punëdhënësi është i detyruar të sigurojë një banesë të përshtatshme (edhe shtëpinë e vet), të vërtetuar nga certifikata e përshtatshmërisë së banesës, e lëshuar nga zyrat komunale kompetente. Kujtojmë se kërkesa mund të paraqitet edhe për të afërmit. Kështu për shembull, punëdhënësi jokomunitar mund të bëjë kërkesë për të shoqen ose të vëllanë.
Përfitimet për studentët
Procedura për konvertimin e lejeqëndrimit
të studimit në të vlefshme për punë
Personat që kanë një lejeqëndrim për studime, për formim profesional/stazh dhe ata që kanë leje qëndrimi (CE) për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian, mund të kërkojnë konvertimin e lejes së tyre në lejeqëndrim për punë të varur. Edhe ata që kanë leje për punë sezonale mund të kërkojnë konvertimin, por vetëm duke filluar nga cikli i dytë i punës sezonale, pra nga lejeqëndrimi i dytë për punë sezonale.
Për të kërkuar konvertimin, para së gjithash duhet që lejeqëndrimi i personit të jetë i vlefshëm, pra të mos ketë skaduar. Duhet bërë dhe kërkesa për ekzistencën e kuotës përkatëse. Kërkesa paraqitet duke dërguar në rrugë elektronike modularët e posaçëm, por duhen pritur sqarimet që do të japë për këtë Ministria e Brendshme. Në kërkesë do të jepen të dhënat e lejeqëndrimit, të dhënat e kërkuesit, të punëdhënësit që ka propozuar punësimin dhe kontrata që do të aplikohet. Pasi të dërgohet kërkesa, Drejtoria Provinciale e Punës do të verifikojë ekzistencën e kuotës përkatëse. Në rast rezultati pozitiv, i huaji do të thirret pranë Sportelit Unik për të nënshkruar kontratën e qëndrimit dhe më pas, nëpërmjet zyrës postare, do të dërgojë kërkesën për lejeqëndrim. E rëndësishme: studentët jokomunitarë, që kanë lejeqëndrim për studim e që janë diplomuar në Itali, qoftë në kursin e shkurtër universitar, ashtu dhe ata që kanë mbaruar ciklin e mëtejshëm të specializimit, nuk kanë nevojë të hyjnë në kuotat e flukseve dhe nuk duhet pra të paraqesin kërkesë për ekzistencën e kuotës. Për të konvertuar lejeqëndrimin për studim në lejeqëndrim për punë të varur, ata duhet të përpilojnë një modular tjetër, duke specifikuar të njëjtat të dhëna. Dekreti parashikon shprehimisht që vetëm shtetasit jokomunitarë që kanë një lejeqëndrim afatgjatë CE të lëshuar nga një shtet tjetër i Bashkimit Evropian, mund të konvertojnë lejen e tyre edhe për punë të pavarur.
Plotësimi i kërkesave për kuotat e përcaktuara për shqiptarët nis më 31 janar 2011-ës
Aplikimet online në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane ëëë.interno.it,
Shpallet procedura e plotë për qytetarët shqiptarë që duan të përfitojnë nga kuotat e konfirmuara për punësimet në shtetin italian, në bazë të dekret fluksit për 2010-n. Pas ndarjes së kuotave janë përcaktuar afatet kur duhet të aplikohet, si edhe kushtet që duhet të ndiqen për të përfituar nga ky program. Edhe për këtë vit aplikimi do të kryhet online në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane. Në total janë miratuar nga qeveria italiane rrth 100 mijë kuota hyrjeje, të ndara këto sipas kategorive përkatëse, përfitues të të cilave do të jenë edhe vendet që kanë marrëveshje në fushën e punësimit, ku përfshihet edhe Shqipëria. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë të drejtën e punësimit rreth 4500 qytetarë shqiptarë në profesione të caktuara dhe si punonjës shtëpiakë. Do të pranohen kërkesat e paraqitura brenda 6 muajsh nga data e botimit të dekretit në Gazetën Zyrtare. Megjithatë, në të gjitha rastet duhet të respektohen kushtet, në të kundërt plotësimet do të jenë të pavlefshme.
Afatet kur nis plotësimi i kërkesës
Kërkesat për punësimin e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, por praktikisht edhe ata që jetojnë në Itali pa leje qëndrimi, duhet të paraqiten më 31 janar 2011. Ndërsa shqiptarët që do të kërkojnë konvertimin e lejes së qëndrimit duhet të paraqesin kërkesën më 3 shkurt 2011. Këtë herë do të jetë e mundur që kërkesa të përpilohet drejtpërdrejt nga faqet internet të Ministrisë së Brendshme, e cila menjëherë do të të japë konfirmimin e marrjes së kërkesës (nuk parashikohet më nisja e një e-mail-i konfirmimi në adresën e postës elektronike). Për këtë, nga data 17 janar, në faqet internet të Ministrisë së Brendshme do të vihet në dispozicion programi ku do të plotësohen formularët përkatës, që duhet të nisen në datat e paracaktuar. Ndërkohë që plotësimi i formularëve sipas kategorive të kërkuara duhet të nisë vetëm në datat e përcaktuara dhe jo më parë, pasi nuk do të jenë të vlefshme. Është shumë e rëndësishme të përdoret moduli i duhur, pasi në rast gabimi nuk do të ketë mundësi korrigjimi dhe pasoja e vetme do të jetë hedhja poshtë e kërkesës. Kështu që për të gjithë shqiptarët që thirren për punë të varur joshtëpiake, nga ora 08.00 e datës 31 janar duhet të niset kërkesa në modulin A, ndërsa për ata që thirren për punë pranë familjeve, kërkesa niset po në të njëjtën orë, por në modulin B.
Nisja e kërkesës dhe marrja e vizës së punës
Këtë herë do të jetë e mundur që kërkesa të përpilohet drejtpërdrejt nga faqet internet të Ministrisë së Brendshme, e cila menjëherë do të të japë konfirmimin e marrjes së kërkesës (nuk parashikohet më nisja e një e-mail-i konfirmimi në adresën e postës elektronike). Procedura përcakton që për të plotësuar formularët përkatës të interesuarit duhet të lidhen me ëebsitin e Ministrisë së Brendshme: ëëë.interno.it, të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset 2010 dhe të regjistrohet, duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elektronike. Pas hyrjes në këtë faqe janë përcaktuar edhe kategoritë, si dhe janë hedhur edhe llojet e modeleve që duhet të plotësohen për të gjitha kategoritë e punës së kërkuar. Modulari, që mbushet on-line, përmban propozimin e kontratës së qëndrimit, ku do të jepen të dhënat që kanë të bëjnë me marrëdhënien e punës që dëshirohet të krijohet (të ardhurat, pagesa, kontrata kolektive që do të aplikohet, sistemi i banimit e kështu me radhë). Pas marrjes së kërkesës, Sporteli Unik do t’ia dërgojë kërkesën kuesturës për verifikimin e dëbimeve ose dënimeve të mundshme të punonjësit. Në rast aprovimi, vetë zyra e përcjell kërkesën pranë Drejtorisë Provinciale të Punës, për të verifikuar nëse ka ende kuota në dispozicion, të aftësisë ekonomike të punëdhënësit dhe të respektimit të kushteve minimale të punës. Më pas mund të kërkohen dokumente plotësuese. Nëse verifikimet përfundojnë pozitivisht, punëdhënësi thirret për nënshkrimin e kontratës së së qëndrimit dhe për lëshimin e autorizimit (nulla-osta) për punë, i vlefshëm për 6 muaj nga data e lëshimit. Punëdhënësi duhet t’ia dërgojë këtë nulla-osta punonjësit të huaj. Ky i fundit, me këtë dokument origjinal dhe me pasaportën të vlefshme, duhet të shkojë në konsullatën italiane për të kërkuar vizën e hyrjes për punë në Itali.Vetëm pasi të ketë marrë vizën, shtetasi mund të vijë në Itali. Brenda 8 ditëve nga hyrja në territorin italian, ai duhet të paraqitet në Sportelin Unik për të nënshkruar kontratën e qëndrimit. Më pas mund t’i bëjë kuesturës kërkesë për lejeqëndrim pune, duke përdorur kompletin postar të formularëve.