E Shtunë, 31 Tetor 2026

GRQ Kujdes Plane diabolike ndaj Shqiperise

Deklarate e Grupimit te Reagimit Qytetar Publiku po informohet nga media mbi planet e bera nga institucione te huaja prej kohesh kryesisht italiane per ta kthyer Shqiperine ne nje vendgroposje mbeturinash.


Publiku e themi pa kurrfare hezitimi eshte i zemeruar per kete. Jane edhe mediat e huaja sidomos ato italiane qe gjithashtu po informojne publikun shqiptar per mynxyren qe i pret.


Ministria e Mjedisit ne vend qe te alarmohet per cka po pergatitet jep paturpesisht deklarata me trillime dhe madje del ne mbrojtje te ketyre planeve diabolike ndaj Shqiperise te bera ne bashkepunim edhe me shqiptaret me ata shqiptare qe fatkeqesisht kane pasur ekane fuqi vendimmarrese.

Ministria e Mjedisit me paturpesi kerkon qe planet te vertetohen me kontrata
edhe pse kontratat nuk kane munguar si ne vitin 2004 por kontratat behen tinez
madje kontrata mund te behet edhe si mbetje metalike dhe vine predha si ne
rastin e para ca diteve me trenin nga Serbia.


Ministria e Mjedisit nuk le rast pa
permendur se e ka hartuar nje strategji per menaxhimin e mbetjeve dhe qe e ka
konsultuar ate me te gjithe grupet e interesit edhe me shoqerine civile. Por le te bej nje shtojce Ministria e Mjedisit ne deklaraten e saj e ti thote publikut nese ka permendur ndonjehere ne kuader te kesaj strategjie importin e mbetjeve.


Kjo nuk kandodhur por nderkohe ne fshehtesi te plote doli VKM-ja e zeze e importit te mbetjeve.

Dhe kjo VKM ka dale duke anashkaluar plotesisht jo vetem shoqerine civile por edhe strukturat e Bashkimit Europian. Grupimi i Reagimit Qytetar prej 20 ditesh i ka kerkuar Ministrise te bej publike e te rikthej per diskutim me publikun strategjine per menaxhimin e mbetjeve qe thote se e ka gati per ta kaluar ne Qeveri dhe nuk ka marre asnje pergjigje. Ministria e Mjedisit Qeveria dhe Kuvendi duhet ta kene mesuar tashme se Shqiptaret nuk do pranojne ne asnje menyre qe vendi i tyre te kthehet ne vend depozitim plehrash te fqinjeve dhe me gjere.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›