Bozdo 76 per qind e aksioneve te CEZ ne Shqiperi nuk shiten

76 për qind e aksioneve të CEZ Shpërndarjes në Shqipëri nuk mund të shiten. Ky është sqarimi zyrtar dhe ligjor që jep numri dy i Ministrisë së Energjetikës Enno Bozdo.
Kompania çeke duhet të konsultohej më parë me Entin Rregullator të Energjisë në lidhje me publikimin që ka bërë për shitjen e aseteve të rrjetit të shpërndarjes. Ata mund të nxirreshin në shitje vetëm nëse kompania nuk do të ishte në kushtet aktuale, kur pritet që t’i hiqet licenca e shpërndarjes.
Dy ditë më parë, CEZ ka botuar në gazetën prestigjioze "Financial Times", një ftesë për shprehje interesi nga investitorë të mundshëm, që duan të blejnë paketën e saj të aksioneve në Shqipëri. Në njoftim thuhet se 'CEZ Group" po konsideron shitjen e 76 për qind të aksioneve që zotëron në rrjetin shqiptar të shpërndarjes dhe fton blerësit e interesuar që të shprehin zyrtarisht interes brenda datës 15 janar në orën 12.
CEZ në pritje të vendimit për liçencën
Kompania energjitike CEZ është në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare për të ardhmen e kësaj kompanie. Zëdhënësja e kompanisë në Ceki, Barbora Pulpanova ka deklaruar për “Fox business” se Cez është në pritje të zgjidhjes përfundimtare nga enti rregullator shqiptar që pritet, sipas saj, rreth datës 17 janar.
Por nga ana tjetër kompania mëmë në Çeki ka nxjerrë publikisht një njoftim për shitjen e aksioneve të saj në Shqipëri. Agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit janë shprehur më parë se spekulimet në mediat e huaja mbi fatin e CEZ shpërndarje në Shqipëri duket se kanë ulur ndjeshëm aksionet e saj në bursat ndërkombëtare.