Bode Ekonomia shqiptare rritje modeste gjate 2012

Ekonomia shqiptare ka shënuar rritje gjatë këtyre viteve. Kështu ka deklaruar minsitri i Financave Ridvan Bode gjatë analizës vjetore të Minsitrisë së Financave. Kreu i këtij dikasteri theksoi se gjatë 2012 ekonomia shqiptare pësoi një rritje modeste si pasojë edhe të ndikimit të krizës globale, ndërsa parashikoi një rritje prej 4% të ekonomisë për vitin 2013.
Ministri theksoi se inflacioni në vend mbetet në nivelete më të ulëta historike të tij ndërkohë që papunësia kap shifrën e 13.4 %.
“Inflacioni është 2 % krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ky inflacion mbetet i stabilizuar. Norma e papunësisë e cila ka një luhatje ulje-ngitje është 13.4 përqind, pra është i njëjti nivel edhe në periudhat paraardhëse. Deficiti buxhetor është 3.2 përqind i prodhimit të brendshëm bruto”- deklaroi Bode.
Bode: Taksa për biznesin e vogël nuk duhet të hiqet
Ministri theksoi dhe njëherë se taksa për biznesin e vogël nuk duhet të hiqet, ashtu sic pretendon PS. Sipas tij ky do ishte rrënim për bizneset e mëdha. “Nëse hiqet taksa për biznesin e vogël atëherë gjithë të mëdhenjtë i bie të shkërmoqen dhe mbetën 3-4 kompani publike dhe të mëdha”- tha Bode, i cili shtoi reformat e ministrisë për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve.
Bode vlerësoi se mbetet e palëkundur nevoja për të ndërmarrë politika për të ringjallur ekonominë.