E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina dhe Rusia stërvitje të përbashkët kundër terrorizmit

Stërvitja pesëditore e koduar "Misioni i Paqes 2009" zhvillohet në veri të Kinës, vjen disa ditë pas përplasjeve më të rënda etnike të dekadave të fundit ndërmjet myslimanëve uigurë dhe kinezëve han, në rajonin e largët perëndimor Xinjiang ku u vranë të paktën 197 persona.

Ndërsa Rusia nga ana e saj është përballur me shtimin e akteve të dhunës në rajonet e Kaukazit Verior të Ingushetisë, Dagestanit dhe Çeçenisë. Rusia dhe Kina shqetësohen gjithashtu edhe për rritjen e një vale destabilizimi në vendet e Azisë Qendrore, që kanë qëndrime të ndryshme lidhur me çështjen e Afganistanit.

Rusia dhe Kina janë anëtaret kryesore të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO), për të cilën disa ekspertë mendojnë se është një tentativë për të krijuar një bllok ushtarak alternativ ndaj NATO-s për të përballuar kërcënimet e separatizmit dhe ekstremizmit në Azinë Qendrore.

Anëtarët e tjerë të SCO-së janë, Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›