Braçe: 2 pikat që më bënë përshtypje nga fjalimi i Ramës
TIRANË- Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka komentuar në rrjetin social “Facebook”, fjalimin që kryeministri i ardhshëm Edi Rama, mbajti në mbledhjen e grupit.
“Dy cështje në fjalën e Kryeministrit të ri më bën përshtypje: E para, shteti është i qytetarëve dhe jo i partisë në pushtet, por kjo nuk do të thotë se do vazhdojë të jetë i partisë që ishte në pushtet; E plotë, korrekte, e ndershme dhe shumë e qartë për gjithkend. E dyta: Të humburit na kanë lënë një libër tejet të trashë të marrëzisë, të mos e humbasim nga sytë që të mos biem në të njëjtin batak;
mendoj se "libri i tyre" vlen edhe për të na kujtuar se, marrëzia si padrejtësi e paligjshmëri duhet ndëshkuar! Pra jo vetëm si modeli i batakut, të cilit duhet ti rrimë larg njëherë e përgjithnjë!”, shkruan Braçe.
PS, zhvilloi mbledhjen e fundit para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Rama paralajmëroi ndëshkime penale për deputetët që marrin ryshfet në këmbim të vendeve të punës, teksa u kërkoi socialistëve të mos përsërisin gabimet e demokratëve.
(e.m/BalkanWeb)