Po hapnin pus në oborr, 2 persona i zë korenti, transportohen në spital
DURRËS-Dy persona janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit pasi i ka zënë korenti teksa hapnin një pus në banesën e tyre.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50 minuta në zonën e Kënetës, në lagjen nr 15 ku dy persona meshkuj, Festim Tola 38 vjec dhe kunati i tij kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në momentin që po hapnin një pus ne oborrin e baneses për sigurimin e ujit.
Njëri nga personat ndodhet aktualisht në reanimacion kurse tjetri po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Mësohet se banesa ku po hapej pusi ishte në ndërtim e sipër dhe se të dy personat po tentonin të sillnin ujin e pijshëm për shtëpinë e re.
(d.b/BalkanWeb)