U jepet e drejta ish-pronarëve, nis prishja e murit rrethues të ish-vilave qeveritare
VLORË-U jepet e drejta pronarëve të ligjshëm, nis prishja e murit rrethues të ish-vilave qeveritare në Vlorë. Por ky vendim nuk është mirëpritur nga Garda.
Prishja e murit rrethues të ish-vilave qeveritare në Vlorë nisi sot në mesditë dhe ky zhvillim erdhi pas disa vendimeve të gjykatës, e cila u ka dhënë të drejtë ish-pronarëve
Sic bën të ditur korrespondenti ynë në Vlorë, Enrik Mehmeti, vendimi po ekzekutohet nga Përmbarimi ndërsa pala kundërshtuese ishe garda që nuk pranoi ndërhyrjen e përmabruesve në këtë operacion.
Konfliki mes Gardës së Republikës, që ka në mbrojtje vilat qeveritare dhe pronarëve vijon prej vitesh. Edhe ditën e sotme Garda ka kundërshtuar ndërhyrjen e përmbarimorëve për prishjen e murit, por në sajë të mbështetjes e policisë është arritur prishja e murit.
(d.b/BalkanWeb)