E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Ministrat e Mbrojtjes: Assad ka përdorur armë kimike

Ministrat evropianë të Mbrojtjes ranë dakord sot në Vilnius mbi faktin se në Siri u përdorën armë kimike më 21 gusht dhe se shumë shenja tregojnë se regjimi është përgjegjës për sulmin, deklaroi ministri lituanez. 

"Të gjithë ministrat dënuan përdorimin e armëve kimike duke theksuar se ata që i përdorën duhet të mbajnë përgjegjësi", deklaroi Juozas Olekas, ministri lituanez i Mbrojtjes. 

"Tregues të shumtë na lejojnë të dalim në përfundimin se armët kimike u përdorën nga regjimi i Bashar al-Assadit", shtoi ai. 

"Nuk mund të ketë një reagim unik ndaj situatës në Siri dhe për këtë fakt, ne shprehëm opinionet tona të ndryshme mbi kundërpërgjigjen e duhur", nënvizoi Olekas, i pyetur mbi divergjencat mes vendeve evropiane.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›