Braçe: Berisha shantazh opozitës

Duke përmendur rastin e një CD-je, të cilën ai e paraqiti sot, theksoi se brenda saj, akuzohet kreu i PS-së, Rama dhe vetë Braçe për vrasje dhe trafik droge. Sipas Braçe, këto janë akuza të rreme dhe të trilluara, duke akuzuar kryeministrin Berisha se qëndron pas saj.
“Berisha në cilësinë e kryeministrit është angazhuar drejtpërdrejt në relativizimin e kësaj fushate historike transparence dhe në ndërprerjen e saj duke sulmuar, atakuar e shpifur. Ai ka njehësuar struktura të veçanta të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit kundër përfaqësuesve të opozitës. Të hënën pas një mbledhjeje pune personeli më ka rënë në dorë një zarf i dorëzuar nga posta e Tiranës. Brenda tij është një kartolinë dhe brenda saj është një CD nga ana e pasme shkruhet: “Ke 24 orë kohë ndryshe të gjitha kanalet televizive do ta publikojnë”, dhe në fund ka emrin e shtetasit nga Maqedonia Daut Kadrioski. Në përmbajtje të kësaj CD-je flitet për mua dhe kreun e PS-së Edi Rama që nga personi i kërkuar nga më shumë se 13 shtete, akuzohemi se jemi përfshirë në përdorim dhe trafik droge dhe në vrasjen e dy shtetasve, njërin në Tiranë dhe tjetri që është hedhur nga kati i dytë në një ndërtesë në Maqedoni. Në këto akuza përfshihen edhe krerë të tjerë të politikës si Hashim Thaçi apo Jakup Krasniqi”, është shprehur Braçe.
Duke sjellë në kujtesë një fjalim të Berishës në Parlament 25 nëntorin e shkuar, deputeti opozitar, tha se pikërisht kryeministri ka përmendur emrin e Kadrioskit. “Të njohur me këto fakte gjykuam se po kalojmë nga një fazë e shpifjeve politike, në një fazë të re ku Berisha po përdorë dhe zëvendëson krimin e organizuar jo për akuza banale, por akuza të rreme penale në vend dhe rajon. Kjo do të thotë se Berisha po prek fundin dhe po bëhet i rrezikshëm për çdo shqiptar që refuzon aktet korrrputive të tij”, tha Braçe./S.Lleshi/start/
2010-12-22 14:20
[