E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Dokumentet nuk janë sekrete

"Të flasësh me dokumenta nuk do të thotë se shpif, por të jesh konkret. Korrupsioni nuk është sekret shtetëror, është sekret qeveritar, është sekret privat në rastin konkret të Ministrit të Mbrojtjes", tha Braçe.  
     
Ndërkohë, Braçe vazhdoi me publikimin e dokumentave të tjera, që, sipas tij, vërtetojnë marrëdhënie monopolistike të kësaj ministrie me dy kompani serbe.

"Sot po paraqes para jush një dokument monopolistik, në tregtinë e armëve, municioneve e pajisjeve ushtarake. Në të gjithë dokumentin rezulton se vetëm një ngarkesë ka shkuar në Kongo dhe pjesa tjetër në Mal të Zi. I ka dhënë Malit të Zi aq shumë predha, sa çdo familje malazeze do kishte secila nga dy predha. Duke qenë se jemi shtete fqinje, kjo përbën një shkelje të sigurisë kombëtare”, tha Braçe.

                                                                                             2012-09-30 13:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›