E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Kompanitë serbe blejnë armët shqiptare

Ai tha se ministria e drejtuar nga Arben Imami, ka shitur fishekë dhe granata, duke përfituar rreth 200 milionë dollarë.

Ai thotë se në blerjen e armëve shqiptare janë përfshirë kompani të fuqishme serbe, duke vendosur edhe monopolin në këtë drejtim.

“Ka një komision të posaçëm për kategorizimin e kontingjentit te armeve, teknikes, pajisjeve, municioneve dhe lendeve plasëse te hequra nga perdorimi. Ai drejtohet nga dy njohje te vjetra për çdo ushtarak dhe për çdo shqiptar qe ka ndjekur me vëmendje ekspozimin dhe angazhimin e tyre në çështje shume sensitive për Shqipërinë. Kryetar, kundëradmiral Kristaq Gerveni, Zv/Kryetar- Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, funksione keto te mbajtura nga 2010 deri ne fund te 2011, periudhe të cilës po i referohem. 'Torta' e madhe e pasurisë së Ushtrisë, veçanërisht gjatë viteve 2010, 2011 e ne vijim është ndare mes 3 kompanive. E para, ‘Montenegro Defence Industry’, e dyta, ‘UNIMESCO’, e treta, ndërmarrja shtetërore ‘MEICO’. Dy kompanite e para kane krijuar duopolin e fortë, nisur nga sasitë e kontraktuara dhe vlera e tyre. Disponueshmeria e Ministrise se Mbrojtjes ndaj tyre ka qene shume e forte, madje me shkrim, e dokumentuar”, tha Braçe.

Deputeti socialist thotë se kompanitë serbe janë të njohura për përfshirje në trafikun e armëve jo vetëm në rajon, por edhe në Shqipëri.

“Kompania ‘Montenegro Defence Industry’ është dega malazeze e të famshmes ndërmarrje të madhe serbe ‘YGOIMPORT’.Sic rezulton nga dokumentat shtetasi Zoran Damjanoviç është pesoni qe i perfaqeson te dyja kompanitë si shoqëri tregtare, por edhe në marrëdhënie me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ‘MEICO-n’ Nga një kërkim i thjeshtë rezulton se ‘MDI’ ka pasuar një tjetër kompani qe operonte rende në tregtinë e armeve e municioneve në Ballkan, ‘TARA-n’. Tek ‘TARA’ i gjejë të gjithë, nga emrat më të përmendur të trafikut të armëve në botë deri tek lidhjet mes kompanive që të sjellin në transaksionin që i parapriu e më pas u zbulua me Gërdecin. Kompania ‘UNIMESCO’ është me e njohur për ju për shkak të skandalit qe shpërtheu në mënyrë sporadike muaj me pare e qe tani, nën dritën e dokumenteve zyrtare rezulton i provuar, si konflikt i pastër interesi i zyrtareve me te larte te Ministrisë së Mbrojtjes, favorizim për këtë shkak në mallra e çmime në një seri kontratash, mbyllje sysh ne dokumentacionin e pamjafte ne raport me kerkesat strikte te ligjit”, shtoi ai.

“Lëshimin e kësaj pasurie tek një marrëdhënie shumë e fortë, dominuese me tregtarë serbë të përfshirë dhe pjesëmarrës në linjat më të errëta të tregtisë së armëve; korrupsionin në përcaktimin e çmimeve te armëve, municioneve, eksploziveve te ndryshme e favorizuese për kompanitë e mësipërme, madje dhe ne raport me vete kompaninë shtetërore ‘MEICO’. Në këtë pikë, ja vlen të pyesësh: A e ka ndjekur apo hetuar këtë marrëdhënie Shërbimi Informativ Ushtarak?”, vijoi deputeti i opozitës./Start/

                                                                                             2012-09-29 13:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›