Braçe: Prokuroria të nis hetimet ndaj Olldashit
“Refuzimi i Prokurorisë për të bërë detyrën ndaj një krimi të denoncuar, të hetuar por të pa gjykuar deri në dështim të qëllimshëm të vetë organit denoncues, krim i cili po kushton gjithnjë e më shumë para’ për buxhetin në krizë të Shqipërisë, dëshmon edhe më qartë për kapjen politike të shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të përfshira në instalimin kriminal të “ligjit të pandëshkueshmërisë”, më i fortë edhe se “omerta” e famshme e Mafia-s”, theksoi Braçe.
Sipas tij, kostoja që po kalon dyfishin e vlerës së kontratës qeveritare dëshmon qartë për nivelin e lartë të abuzimit me paratë publike të shqiptarëve.
Për këtë arsye, Partia Socialiste i kërkon prokurorisë të nis procedim penal ndaj ministrit Sokol Olldashi “për veprën penale të shpërdorimit të detyrës me pasojë tejkalimin me gati 2 herë të vlerës së kontraktuar për ndërtimin e rrugës”.